MEDITIMI I DITËS – AFRIMI DHE DORËZIMI

Written by on December 12, 2016

Sof 3, 1-2.9-13 AFRIMI DHE DORËZIMI

 

Kërkoj hirin: që të di ti afrohem dhe t’i dorëzohem Hyjit.

 

1 Vaj për ty, qytet kryengritës,  i papastër e i dhunshëm! 2 S’e dëgjoi thirrjen,  s’pranoi qortimin! Në Zotin nuk pati besim, Hyjit të vet nuk iu afrua!

 

Sot lexojmë dhe meditojmë për porosinë hyjnore që na erdhi përmes Sofonisë profet. Jetoj dhe veproj në shekullin e gjashtë para Krishtit. Gjuha e tij është e mprehtë, stili i fuqishëm dhe pa frikë. Ai nuk frikësohet të padisë njerëzit më me ndikim në mbretëri. Prandaj ia tërheq vërejtjen popullit, sidomos në qytetin e Jerusalemit i flet për premtimet e Hyjit. Ai është zëdhënës i vërtetë i Hyjit.

Jemi duke dëgjuar bisedën e njeriut të Hyjit që e ka të rëndësishme atë gjë që e do Hyji. Fjalët e ka të fuqishme, tërheqin vërejtjen për lëshimet e rënda. I përkasin qytetit të Jerusalemit që mburret me tempullin e vet në të cilin Hyji është në mënyrë të veçantë, në Shenjtëroren e vet mbi Shenjtërore. Çfarë qyteti u bë ky? Qyteti i pabindur, i përlyer dhe i padëgjueshëm. Profeti vazhdon më thellë në gjykim dhe në paraqitje të asaj që nuk është e mirë. Qyteti nuk e pranoi porosinë, nuk iu dorëzua Zotit, Hyjit të vet as nuk iu afrua. Sofonia është shumë guximtar. Pati guxim tu flasë njerëzve ballë për ballë, sidomos atyre që mendojnë se i dinë të gjitha, se kanë mundësi tu diktojnë të tjerëve se në cilën udhë duhet ecur dhe me cilin stil jete duhet jetuar. Këta janë njerëzit që jetojnë në pallat mbretëror, drejtuesit e popullit. Ata në të vërtetë janë zhytur në mosbesnikëri të thellë, krenari, idhujtari, padrejtësi shoqërore, hipokrizinë fetare, paraqitje. Profeti iu thotë atë gjë që ata as nuk e duan as nuk dëshirojnë ta dëgjojnë. Kjo gjë e vështirëson detyrën e tij dhe gjykimin e tyre ndaj fjalës së profetit e bënë më të panjerëzishme.

O Zot, dëgjoj çfarë më thua përmes profetit tënd. As koha jonë nuk është ndryshe nga koha e Sofonisë profet. Kemi nevojë për njerëz që i ka përfshi Shpirti yt, të cilët edhe në ditët tona do t’i shpallin padrejtësitë që bëhen dhe të keqen që zbatohet. O Zot, e pranoi, në shumë gjëra jam i pabindur dhe i dhunshëm. Në familje, në bashkësi, në vend punim. Nuk jam i ndjeshëm as ndaj Fjalës sate, as ndaj të afërmit tim. Nuk di të të dorëzohem plotësisht as nuk di të takohem me ty. Nuk di të të afrohem. Më thuaj si do të afrohem që të jem më i afërt me ty gjatë Kohës së Ardhjes? Më ndihmo që ta kuptoi këtë gjë. Më ndihmo që të dijë të të besoj.

 

 9 Atëherë popujve do t’ua bëj  buzët e pastërta, që të gjithë të thërrasin emrin e Zotit e krahakrahas t’i shërbejnë! 10 Prej përtej lumenjve të Etiopisë,  që prej andej të devotëshmit e mi,  bijtë e të treturve të mi, dhuratë do të më sjellin!

 

Hyji premton kthimin e Egjiptit dhe të Etiopisë që janë simbole të vendeve të largëta. Ato do të bëhen vende që e nderojnë Hyjin, to të kushtojnë fli. A thua këtë gjë nuk e bënë tre dijetarët që erdhe prej së largu, sollën dhuratat e veta dhe ia dhuruan Zotërisë? Po, Hyji i thërret paganët. Ai i do të gjithë popujt. Mirëpo në të njëjtën kohë, Ai nuk e refuzon popullin e zgjedhur, por ata nuk guxojnë të mendojnë se janë populli i vetëm që ka të drejt në shëlbim, sidomos atëherë kur janë larguar prej Hyjit. Hyji i thërret të gjithë. O Zot, ma jep shpirtin misionar më të cilin do të dua të gjithë njerëzit, i cili do të lutet dhe do të veprojë që të gjithë njerëzit të të njohin dhe të shëlbohen. Me ndihmo që mos ta gjykoj askënd, as ata që janë të pagëzuar, por që nuk e praktikojnë besimin e vet, as ata që janë besimtarë herë pas here: për Kërshëndella dhe për Pashkë ose në kohën e marrjes së sakramenteve.

 

 11 “Po atë ditë turp më s’do të kesh për asgjë që ke vepruar duke u ngritur kundër meje, sepse atëherë prej teje do të largoj fjalëmëdhenjtë, krenarët e tu, e s’do të vazhdosh më të krenohesh përmbi Malin tim të shenjtë! 12 Do të bëj në mjedisin tënd të qëndrojë populli i përvuajtur e i varfër! Në emër të Zotit do të kërkojë strehim Teprica e Izraelit.

 

Po, Hyji mbetet besnik. Ai është i mëshirshëm dhe fal. Mirëpo, ata që janë të qëndrueshëm në mendjemadhësinë e vet dhe në lavdet që bëjnë do të zhdukën për shkak të mbylljes së vet, vetmjatueshmërisë dhe përjashtimit. Pasi që përjashtojnë të tjerët, edhe vet do të jenë të përjashtuar. Na krijo, o Hyj një zemër të thjeshtë, të pastër dhe të përvuajtur!

 

13 Paudhësi nuk do të bëjnë më, rrena më nuk do të thonë, në gojë të tyre s’do të gjendet më gjuhë gënjyese! Por do të kullosin e do të mrizojnë pa pasur kush t’i shqetësojë!”

 

Kjo profeci lajmëron realizimin e idealit më të lartë «shpirtit të varfërisë». Këtu shijojmë tashmë atë gjë që Jezusi do ta theksojë në luturin e parë për të varfrit në shpirt. Që shoqëria jonë të jetë shoqëri e vërtetë dhe e drejtë është e nevojshme që të themelohet në këto fjalë! Sikurse politikanët fjalimet e veta, e sidomos plotësimin e premtimeve të tyre do t’i themelonin në këto fjalë dhe mendime, jeta jonë do të ishte krejt ndryshe. Mirëpo, të gjithë duhet të nisemi nga vetja jonë. Na duhet ta ndryshojmë vetveten e jo të tjerët rreth nesh e botën në të cilën jetojmë. O Zot, më ndihmo që mos të jem i padrejtë si punëdhënës, profesor, meshtar, veprimtar, punëtor… Më jep fuqi që mos të gënjej. Njerëzit arsyetohen e thonë: kam gënjyer kur më është dashur. Çfarë do të thotë kjo? Se e flas të vërtetën vetëm kur kam dobi, ose e vërteta ime është e dyfishtë dhe dyfytrësh? O Zot, bëj që gjuha ime mos të jetë gjuhë gënjeshtare. Më ndihmo që ta realizoj në vetvete shpirtin e varfërisë i cili do të më lejojë që të pushojë në ty.

 


Current track

Title

Artist