Lk 11, 1-4 T’I PËRNGJAJ JEZUSIT NË LUTJE
Written by Radio Maria on October 10, 2017
Lk 11, 1-4 T’I PËRNGJAJ JEZUSIT NË LUTJE
Kërkoj hirin: që në lutje të vazhdueshme të jem nxënës i Jezusit.
Një ditë Jezusi po thoshte uratë diku në një vend.
Pas qortimit të Jezusit që ia bëri Martës se motra e saj zgjodh pjesën më të mirë, Shën Luka na sjell shembullin personal të Jezusit më të cilin tregon se në çfarë përbëhet lutja. Jezusi lutet në një vend. Të lutësh do të thotë të ndalësh. Të lutësh do të thotë të mohosh në vetvete kujdesin e Martës dhe dëshirën e saj që të jetë në gjithçka efikase. Të lutësh do të thotë të marrësh frymë në hir. Bota jon pikërisht këtë gjë e kundërshton. Më i rëndësishmi është suksesi. Atij duhet nënshtruar çdo gjë. Vlerësohet vetëm ajo gjë që e realizojmë në planin fizik dhe intelektual.
Edhe pranë krejt kohës, njerëzit ndjejnë nevojën që të ndalen dhe t’i japin kuptim punës që bëjnë. Ka njerëz të cilët dëshirojnë lutjen e vet ta fuqizojnë, e jetën shpirtërore ta thellojnë. Ndjejnë se vrapimi dhe kujdeset për gjërat që kalojnë nuk e mbush jetën e tyre dhe nuk i jep kuptim. Përmasa e tyre shpirtërore kërkon me afsh paqen dhe plotësinë.
O Zot, të shikoj se si lutësh. E kërkove një vend të vetmuar që aty të jesh në vetmi me Atin. Nuk iu dorëzove aktivitetit dhe të gjitha forcat e tua nuk i përdore vetëm për të predikuar dhe për takime me njerëz. Ti e dite më mirë se askush sa e rëndësishme ishte shpallja e Lajmit të gëzueshëm dhe tu ndihmoje njerëzve. Edhe pran kërkesës së menjëhershme që kishte dërgimi yt, ti vazhdimisht shkove në vetmi dhe u lute. Na tregove se si duhet të ulemi tek këmbët e tua që edhe ne te jemi aty me ty dhe më Atin tonë qiellor. Më dha shembull, o Zot! Më ndihmo që të vij pas teje. Mos të jetë kjo vetëm kohë pas kohe, por çdo ditë.
Kur e kreu uratën, i tha njëri prej nxënësve: »Zotëri, na mëso edhe ne të lutemi, sikurse i mësoi edhe Gjoni nxënësit e vet.«
Nxënësit e panë se si Jezusi tërhiqej në heshtje dhe lutej. Kjo gjë në ta i zgjonte pyetjet. Kur lutej, Jezusi ndikonte në mënyrë të jashtëzakonshme në nxënësit e vet. Ndjenin se atëherë Jezusi ishte ndryshe. Dëshiron që edhe ata vet t’i përjetoni këto çaste. Mirëpo, nuk dinin se si. E dinin se Gjoni i kishte mësuar nxënësit e vet. Disa prej tyre kishin qenë nxënësit e tij. Dëshironin që edhe Jezusi t’i mësonte që të luteshin. Kërkonin rastin për t’ia paraqitur dëshirën e tyre.
Qartë, kësaj here nxënësit ishin shumë të interesuar. E vështronin Jezusin se si lutej. Nuk e ndërprenë. Ndjenin se këto janë çaste të shenjta dhe e nderonin Lutjen e tij. Priten që ta kryente dhe iu afruan. Në këtë mënyrë janë shënuar pyetja edhe lutja: Zotëri, na mëso të lutemi… ajo që do të mbetet dëshirë e vazhdueshme e secilit nxënës të Jezusit, dëshira që Jezusi ta mësojë për tu lutur. Kjo dëshirë duhet të jetë dëshira e secilit besimtar: O Zot, më mëso që të lutem! Vërtetë, vetëm Jezusi ka mundësi të na mësoja ashtu si duhet të lutemi.
Kjo është lutja ime, o Zot. Edhe pse nuk të kam shikuar siç të shikuan nxënësit e tu derisa u lute, edhe unë, si ata, e kam në vetvete dëshirën për tu lutur: O Zot, më mëso që të lutem! Mësues i lutjes, ma jep zjarrin e qëndrueshmërisë në lutje. Ji më mua derisa rri tek këmbët e tua.
2 »Kur të luteni – u tha Jezusi – thoni: O Atë! U shenjtëroftë Emri yt! Ardhtë Mbretëria jote!
Zotëria nuk ju mbanë ndonjë mësim nxënësve të vet. Nuk iu bënë teori për lutjen. Thjeshtë i thërret që të luten. Edhe ne do të bënim tepër shumë në qoftë se njerëzit e thërrasim në lutje, e u flasim më pak për lutjen. Sepse, çdo gjë që është thellë në ne dhe që buron nga thellësitë tona, lutja më siguri i përket kësaj gjëje, shpjegohet vështirë dhe nuk mund të komunikohet dhe të shprehet si duhet.
Jezusi është plotësisht i drejtuar në Atin. Kur na mëson që t’i drejtohemi ashtu, kjo do të thotë se vërtetë jemi fëmijët e tij. Na duhet ta lavdërojmë. Emrin e tij duhet shenjtëruar në jetën tonë. Mbretëria e tij duhet të jetë e dukshme në të jetuarit tonë konkret të Ungjillit. Për këtë gjë duhet të na vetëdijësojë vazhdimisht lutja jonë. Këto janë fjalë e para të lutjes së Jezusit.
3 Na jep çdo ditë bukën tonë të përditshme! 4 Na i fal mëkatet tona, sepse edhe ne i falim fajtorët tanë. E mos lejo të biem në tundim!«
Buka është e nevojshme për trup, duhet ta përjetojmë si dhuratë të Atit. Duke u lutur para buke, për këtë gjë duhet të bëhemi gjithmonë të vetëdijshëm.
Vetëm Ati mund të fal mëkatet. Prandaj e lusim të tharmuar. E lusim që të na japë fuqi që ta falim njëri-tjetrin. Vetëm ai ka mundësi të na ruaj që mos të biem në tundime, dhe mos tu nënshtrohemi. Ja pse Jezusi nxënësve të vet ua mëson këtë lutje. Ai i mëson të bëjnë kështu. O Zot, dëshiroj të bashkohem me ty në lutje, dua të bashkohem gjithashtu në mendjen, shpirtin dhe zemrën time.