Shenjti i dites
Page: 4
Shenjti i ditës: 9 tetor – Shën Gjon Leonardi, meshtar, themelues (1550 – 1609) Themeluesi i Institutit të Klerikëve të Rregullt të Nënës së Hyjit dhe i Kongregatës «De Propaganda Fide», ishte refuzuar në mënyrë të pashpjegueshme nga Urdhëri françeskan. Ose më mirë, provanisht, pasi lukezi biri i Jakob dhe Gjovana Lipit, praktikant farmacie që […]
Shenjti i ditës: 1 tetor – Shën Pelagia, pendestare (shekulli IV) Janë dy shenjtëreshat me këtë emër, ose katër, sipas Martirologut romak. Por bëhet fjalë për një zhdyzim. E para është një martire e re e Antiokisë që u hodh nga dritarja për të shmangur humbjen e virgjërisë. Dhe shën Gjon Gojarti e lavdëron për […]
Shenjti i ditës: 7 tetor – E lumja Virgjëra Mari e Rruzares Quhej «Festa e Rruzares së shenjtë» para reformës së kalendarit të vitit 1969, dhe kremtimi ishte caktuar nga shën Piu V për të kujtuar fitoren e sjellë në vitin 1571 në ujrat e Lepantit nga flota e krishterë në përleshje të pabarabartë me […]
Shenjti i ditës: 6 tetor – Shën Bruno, meshtar, themelues (1032 – 1101) I edukuar në Gjermani (kishte lindur në Këln nga familja fisnike e Hartefaust), veproi në Francë dhe Itali. Pasi u emërua kancelar i dioqezës së Raims, e paditi vetë ipeshkvin Manase për simoni. Iu desh të shkonte në Këln derisa ipeshkvi nuk u […]
Shenjti i ditës: 5 tetor – I lumi Raimondi i Kapuas, rregulltar domenikan (+1399) Ishte student i ri drejtësie në universitetin e Bolonjës, dhe frekuentonte përveç sallave universitare, edhe Kishën që ruan pjesët mortore të shenjtit të madh themelues të Urdhërit të fretërve predikatar, shën Domenikut. Lindi kështu në Raimondin e ri të Kapuas dëshira për […]
Shenjti i ditës: 4 tetor – Shën Françesku i Asizit, pajtor i Italisë (1181 – 1226) Ky gjigant i shenjtërisë, fizikisht ishte me shtat të ulët, me mjekër të vogël e të rrallë dhe të errët ndërsa në planin kulturor ishte akoma më i thjeshtë. Njihte gjuhën provansale që ia kishte mësuar i ati, […]
Shenjti i ditës: 3 tetor – Shën Maria Xhuzepa Roselo, rregulltare, themeluese (1811 – 1888) Sekreti i shenjtërisë së Benedikta Roselo (e lindur në Albisola Marina, fëmija i katërt i një fabrikanti poçerish) është i mbyllur në një këshillë të herpashershme drejtuar motrave të saj «Zemrën tek Hyji dhe duart në punë». Që e kishte zemrën […]
Shenjti i ditës: 2 tetor – Shenjtërit Engjëj e Rojës Është një e vërtetë ngushëlluese feje se që nga fëmijëria deri në vdekje jeta jonë është e rrethuar nga mbrojtja e engjëjve dhe nga ndërmjetësimi i tyre, pasi – lexohet në Katekizmin e Kishës Katolike – «çdo besimtar ka përkrah një engjëll si mbrojtës […]
Shenjti i ditës: 30 Shtator – Shën Jeronimi, meshtar e mësues i Kishës (340 – 420) Euzeb Jeronim Sofroniu, lindi në Stridone në Dalmaci, është romak për nga formimi. Madje ciceronian. Ishte i tërhequr më shumë nga latinët klasikë se sa nga Shkrimi shenjt, aq sa në një ëndërr dëgjoi qortimin: «Ti je ciceronian, jo […]
Shenjti i ditës – 29 Shtator: Shenjtërit Mikeli, Gabrieli e Rafaeli, kryeengjëj Kalendari i ri i bashkon në një kremtim të vetëm tre kryeengjëjt që përkujtoheshin në ditë të ndryshme. Sot do të kishte qenë festa e shën Mikelit kryeengjëll, pajtori i vjetër Sinagogës dhe pajtor i Kishës universale. Shën Gabrieli është Engjëlli i Lajmërimit, […]