Shenjti i dites
Page: 35
Shenjti i ditës: 27 nëntor – Shën Virgjili, ipeshkëv i Salsburgut (+784) Virgjili zë një vend të rëndësishëm mes shenjtërve irlandez që paraqiten në kalendar pothuajse në të gjiha ditët e vitit. I lindur në Irlandë, murg në kuvendin e Achadh – bo – Cainningh, si të gjithë bashkombësit e tij të dëshirueshëm […]
Shenjti i ditës: 26 nëntor – Shën Leonardi nga Porto Mauricio, françeskan (1676 -1751) Është e mjaftueshme një ngjarje për të imagjinuar efektshmërinë e jashtëzakonshme të predikimit të këtij shenjti. I dërguar nga papa në Korsikë për të rivendosur disiplinën në kuvende dhe harmoninë mes qytetarëve, pas një predikimi mbi Mundimin, të mbajtur […]
Shenjti i ditës: 25 nëntor – Shën Katerina e Aleksandrisë, virgjër e martire në shekullin IV Martirizimi i kësaj të reje aleksandrine goditi fantazinë popullore pasi bëhej fjalë për një vajzë fisnike dhe të bukur të fisnikërisë së lartë egjiptiane dhe jashtëzakonisht të zgjuar, siç lexohet në Mundimin e saj, ajo arriti t’i bëntë […]
Shenjti i ditës: 24 nëntor – Shën Krizogoni, martir i Akuilesë (+304) Shenjti martir paraqitet në lutjen eukaristike e megjithatë me kalendarin e ri kulti i tij kufizohet me bazilikën romake të kushtuar atij e cila ndodhet përballë me bulevardin Trastevere. Mundimi përmban zbukurimet e zakonshme legjendare prandaj është e vështirë të mblidhet ndonjë […]
Shenjti i ditës: 23 nëntor – Shën Klementi I, papë e martir (+101) Për pasardhësin e tretë të shën Pjetrit në selinë apostolike të Romës – i cili përmendet në lutjen euharistike – kemi informacione të çmuara në një shkrim të Shën Ireneut në vitin 180. Klementi «i kishte parë apostujt dhe kishte biseduar […]
Shenjti i ditës: 22 nëntor – Shën Çeçilia, martire (shekuli II ose III) Çeçilia, mes virgjërave më të njohura të Romës, paraqitet si virgo clarisima dhe njëkohsisht si nuse e re e të riut Valerianit. Mundimi, pas shekullit V, pak i besueshëm nga pikpamja historike, tregon kujdes ndaj hollësive për të sqaruar kontraditën […]
Shenjti i ditës: 21 Nëntor – Kushtimi i Zojës Ngjarja e kushtimit në Tempull nuk tregohet nga Shkrimi shenjtë por nga ungjijtë apokrif, në veçanti nga Protoungjilli i shën Jakobit, të cilët Kisha nuk i konsideron të frymëzuar nga Hyji. E megjithatë kremtimi i sotëm është i vjetër. Kremtohej në shekullin VI në Jerusalem, dhe […]
Shenjti i ditës: 20 Nëntor – Shën Edmondi, mbret e martir (841 – 870) Ishte vetëm pesëmbëdhjetë vjeç kur u kurorëzua në Burum mbret i anglëve lindor nga ipeshkvi Umberti i Elman. U dallua për kurajon e madhe dhe mbi të gjitha për dashurinë ndaj të dobtëve e të varfërve, për të cilët kujdesej personalisht. […]
Shenjti i ditës: 19 Nëntor – Shën Matilda e Hakeborn, rregulltare benediktine (1241 – 1299) Matilda ose Mehtilda, me prejardhje nga një familje princore, e lidhur në farefisni me shtëpinë e fuqishme të Hohenstaufen, pati që nga fëmijëria dëshirën për të ndjekur gjurmët e motrës së madhe Gertrudës, abate në kuvendin benediktin të […]
Shenjti i ditës: 18 Nëntor – Kushtimi i Bazilikës së shën Pjetrit e Palit Viti 314 hap një kapitull të ri në historinë e Kishës. Kostandini, pasi ia ktheu paqen Kishës, deshi t’i siguronte triumfin e jashtëm mbi hyjnitë pagane duke shtuar ndërtesat e kultit të krishterë. Nga Kostandini e Justiniani lindën […]