Shenjti i dites
Page: 3
Shenjti i ditës: 20 tetor – Shën Maria Bertila Boskardin, rregulltare (1888 – 1922) Piu XII në lumturimin solemn të datës 8 qershor 1952 e përmblidhte profilin e shën Bertila Boskardin, rregulltare mes Mësueseve të shën Doroteas të Viçencës, me këto fjalë: «Është një fshatare e përvujtë e tokës sonë të bekuar të Italisë. […]
Shenjti i ditës: 18 Tetor – Shën Luka, ungjilltar (shekulli I) Një shkrim i shekullit II, të cilin studimet bashkëkohore e mbajnë historikisht të vërtetë, e përmbledh kështu profilin biografik të ungjilltarit të shenjtë: «Luka një sirian nga Antiokia, me profesion mjek, dishepull i apostujve, më vonë e ndoqi shën Palin deri në dëshmimin e Krishtit […]
Shenjti i ditës: 17 Tetor – Shën Injaci i Antiokisë, ipeshkëv e martir (+107) Injaci «teofori» (ai që sjell Hyjin, siç dëshironte të quhej), ipeshkvi me zemër të zjarrtë (Injac do të thotë pikërisht «zjarr»), ka mbetur në kujtesën e të krishterëve të të gjitha kohërave për shprehjet e pazakonshme të dashurisë të bëra Krishtit […]
Shenjti i ditës: 16 Tetor – Shën Margerita Maria Alakok, rregulltare (1647 – 1690) E pesta ndër shtatë fëmijët e një gjykatësi noter të Borgonjës, Margerita, e mbetur e jetime nga i ati në moshën dymbëdhjetë vjeçare, që të mund të ndiqte thirrjen e vet në jetën rregulltare iu desh të fitonte kundërshtimin e së […]
Shenjti i ditës: 15 Tetor – Shën Tereza e Jezusit, karmelitane, mësuese e Kishës (1515 – 1582) Tereza de Cepeda y Ahumada, e lindur në Avila në Vecchia Castiglia nga një familje fisnike, filloi të vinte shpejt në dukje natyrën e saj të gjallë, duke ikur nga shtëpia në moshën shtatë vjeçare për të kërkuar […]
Shenjti i ditës: 14 Tetor – Shën Kalisti, papë (+222) Romak trasteverin (është i varrosur në Shën Maria në Trastevere dhe jo në katakombet që mbajnë emrin e tij), bir skllevërish, Kalisti nuk pati një jetë të lehtë. I krishteri Karpoforo, i familjes së perandorit Komodo, i kishte besuar administrimin e të mirave të bashkësisë së krishterë. […]
Shenjti i ditës: 13 tetor – Shën Eduardi Rrëfyesi, mbret i Anglisë (1003 – 1066) «Mbreti i mirë Eduardi», siç e quanin nënshtetasit e tij, la një kujtim të mirë për veten, mbi të gjitha se hoqi disa taksa të padrejta, pastaj edhe për karakterin e butë e bujar. Vendosi një periudhë paqje e mirëqënie […]
Shenjti i ditës: 12 tetor – Shën Uilfridi i York, ipeshkëv (633 – 709) Uilfridi, ose Vilfridi, i përkiste një familje fisnike të York, kryeqendër e Northumbrias (Yorkshira aktuale). Lindi në çifligun e fshatit Ripon, dhe në moshë të re u mirëprit në një kuvend në Lindisfarne, një bashkësi kelte që ndiqte ritin liturgjik […]
Shenjti i ditës: 11 Tetor – Shën Aleksandër Sauli, ipeshkëv (1534 – 1593) Për të provuar thirrjen e vet rregulltare shtatëmbëdhjetë vjeçari Aleksandri, i lindur në Milano nga një familje fisnike gjenoveze, u improvizua predikatar duke u ngritur mbi një lozhë të vogël arkash perimesh në sheshin publik të tregut milanez. Dhe para një publiku të […]
Shenjti i ditës: 10 tetor – Shën Françesk Borgia, meshtar (1510 – 1572) Shembulli tipik i fisnikërisë spanjolle, i sjellshëm dhe i rafinur, bujar dhe i shkathët, Françesk Borgia, stërnip i papës Aleksandrit VI dhe i Ferdinandit II të Aragonës përmbledh në gjashtëdhjetë e dy vitet e jetës së tij botën kontradiktore të shekullit […]