Shenjti i dites

Page: 27

Shenjti i ditës – 15 shkurt – Shën Klaudi nga Kolombiera, meshtar (1641 – 1682)               Për shenjtërinë e këtij «shenjti» na garanton edhe Zemra e Shenjtë e Jezusit, që kur i shfaqej Shën Margerita Maria Alakokut, e ftoi shumë herë që t’i drejtohej atij si drejtues shpirtëror. Gjatë një vizioni, Jezusi i tregoi Zemrën e zhytur […]

Shenjti i ditës – 14 shkurt – Shën Cirili e Metodi, murg e ipeshkëv në shekullin IX               Dy vëllezërit, të nderuar si «apostujt e sllavëve» dhe tani të shpallur bashkëpajtorë të Evropës bashkë me Shën Benediktin, kanë meritën se u kanë dhënë popujve sllavë bashkë me shpalljen e Ungjillit edhe alfabetin (atë cirilik), falë të cilit […]

Shenjti i ditës – 13 shkurt – Shën Foska e Maura,  martire në vitin 250               Foska, një pesëmbëdhjetëvjeçare nga Ravena, dhe kujdestarja e saj Maura i përkasin turmës së zgjedhur të grave të guximshme që përballuan përndjekjen e përgjakshme nën perandorët Decion e Dioklecian. U katekizuan nga murgu Ermolau, morën pagëzimin nga duart e tij, megjithë […]

Shenjti i ditës – 12 shkurt – Shën Eulalia, virgjër e martire në vitin 304               Eulalia është Anjeza ose Agia spanjolle. Mund të jenë edhe të dyja bashkë, meqenëse martiret e reja spanjolle me këtë emër janë dy, të cilat Martirologu i kremton në dy data të ndryshme: Eulalia e Meridës më 10 dhjetor dhe Eulalia […]

Shenjti i ditës – 11 shkurt – Zoja e Lurdit               Më 11 shkurt të vitit 1858, tri vajza dalin nga shtëpia e varfër e një të papuni, mullisit Soubiru, dhe shkojnë për të mbledhur dru përgjatë lumit Gave. Janë Bernardeta, e motra dhe një shoqe e tyre. Koha është e vranët, bën ftohtë dhe duhet të […]

Shenjti i ditës – 10 shkurt – Shën Skolastika, murgeshë benediktine (480 – 543)   Gjithçka dimë për këtë shenjtëreshë – motra binjake e Shën Benediktit – tregohet në librin e dytë të Dialogjeve të Shën Gregorit të Madh dhe është më se e mjaftueshme për të pasur për të një përfytyrim mjaft të qartë. Që nga fëmijëria, […]

Shenjti i ditës – 9 shkurt – Shën Apolonia (Diella), virgjër e martire në vitin 249               Ajo ishte një diakoneshë dyzetvjeçare nga Aleksandria, e dhënë pas shërbimit në Kishë sipas traditës apostolike që u besonte diakonëve e diakoneshave detyra bamirësie e ndihmëtare. Për këtë martire, shumë popullore në përshpirtëri e në kult, megjithëse tani është […]

Shenjti i ditës – 8 shkurt – Shën Jeronim Emiliani, meshtar dhe themelues (1481 – 1537)               Jetimët dhe fëmijët e braktisur e kanë pajtorin e tyre. I tillë u shpall nga papa Piu XI, në vitin 1928, ky shenjt i lindur në Venecia. Ai fillimisht nuk pati aspak prirje për t’iu kushtuar fëmijëve që kishin nevojë […]

Shenjti i ditës – 7 shkurt – Shën Romualdi, abat dhe themelues (951 – 1027)               Themeluesi i kuvendit të famshëm të Kamaldolit përkujtohet liturgjikisht më 19 qershor, ditën e vdekjes së tij. Sot është përvjetori i zhvendosjes së trupit të tij, që ka qëndruar mrekullisht i paprishur, nga Valdikastri afër Kamaldolit në Fabriano.             Romualdi lindi në […]

Shenjti i ditës – 6 shkurt – Shën Pal Miki e shokë, martirë në Japoni në vitin 1597             Njëzet e gjashtë «të kryqëzuar» si Krishti: këta ishin martirët e parë në Japoni, dyzet vite pas shpalljes së Ungjillit nga Shën Françesk Saveri. Fara e mirë e hedhur nga dishepulli i palodhshëm i Shën Injacit të Lojolës, në vitet […]


Current track

Title

Artist