Shenjti i dites
Page: 26
Shenjti i ditës: 26 shkurt – Shën Aleksandri, ipeshkëv i Aleksandrisë (250 – 328) Shenjtërit me këtë emër të përhapur janë dyzet; mes këtyre është edhe patriku i Aleksandrisë së Egjiptit, përfaqësues i ortodoksisë, i cili meriton një vend nderi. Pasi u zgjodh në vitin 313 në selinë e rëndësishme patriarkale, iu desh të luftonte […]
Shenjti i ditës: 25 shkurt – Shën Tarasiu, ipeshkëv (+ 806) Sot është e vështirë ta kuptojmë se si perandori i Lindjes, Leoni III, në shekullin VIII, ka mundur t’u bëjë një luftë të pamëshirshme figurave të shenjta, duke ndaluar përdorimin dhe kultin. Ndoshta e ka bërë për të mbështetur judenjtë dhe myslimanët, që ishin të […]
Shenjti i ditës: 24 shkurt – Shën Sergji, martir në vitin 304 Kalendari i krishterë numëron pesë shenjtër me këtë emër shumë popullor në kombet sllave dhe veçanërisht në Rusi, ku lindi dhe veproi «ati i jetës rregulltare», i cili përkujtohet më 25 shtator. Shenjti që përkujtohet sot me këtë emër është martiri i Çezaresë […]
Shenjti i ditës: 23 shkurt – Shën Polikarpi me shokë, martir në vitin 155 Për martirizimin e ipeshkvit të Smirnës dhe dymbëdhjetë besnikëve të tij na flet një dokument mjaft i çmuar i vitit 156. Ky dokument vjen vetëm një vit pas vdekjes heroike të Polikarpit, i cili u dogj gjallë në amfiteatrin e qytetit. […]
Shenjti i ditës – 22 shkurt – Shën Margerita nga Kortona, terciare françeskane (1247 – 1297) Ngjarja njerëzore e kësaj shenjtëreshe duket se është marrë nga tema e një romani «dashurie», nxjerrë nga tregimet popullore. Lindi në një fshat të Toskanës afër Kiusit dhe ishte bija e një pronari të vogël tokash. Vendosi të largohet nga shtëpia […]
Shenjti i ditës: 21 shkurt – Shën Pjer Damiani, ipeshkëv e mësues i Kishës (1007 – 1072) Duke folur për këtë shenjt, të vjen natyrshëm fraza e shumëpërdorur «nga stalla tek yjet». Sepse pikërisht nga stalla, ku vëllai i madh e kishte caktuar të kujdesej për derrat, e hoqi një vëlla tjetër, kryeprift i Ravenës dhe ia […]
Shenjti i ditës: 19 shkurt – Shën Konrad Konfalonieri nga Piaçenca, terciar françekan (1290 – 1354) Jeta e këtij shenjti fillimisht nuk ishte në harmoni me idealin e dashurisë që kishin françeskanët për të gjitha krijesat, përfshirë edhe shpendët. Konradi ishte një fisnik që i donte turnetë dhe armët, një ushtar fatkeq që mes një beteje në […]
Shenjti i ditës – 18 shkurt, Shën Simoni, ipeshkëv e martir në shekullin II Simoni, biri i Kleofës, nuk duhet ngatërruar me apostullin që kishte të njëjtin emër, i quajtur kananeasi. Shenjti i sotëm është ai i afërm i Jezusit për të cilin flitet në Ungjill; u thirr të zinte vendin e Jakobit të Vogël në […]
Shenjti i ditës – 17 shkurt – Shtatë Themeluesit e Shërbëtorëve të Marisë, shekulli XIII – XIV Bashkëkohës dhe bashkëqytetarë me Dante Aligerin, shtatë miqtë, anëtarë të Shoqërisë mariane të Laudezëve, kishin një natyrë krejt tjetër nga poeti hyjnor. U pëlqente të quheshin, si të gjithë Laudezët, poetët endacakë të Mbretëreshës së madhe. Virgjëra i zgjodhi për një […]
Shenjti i ditës – 16 shkurt – Shën Onezimi, martir në shekullin I Nga një pikë nisjeje pak e pazakonshme, skllavi Onezimi, i arratisur nga padroni i tij Filemoni dhe i kthyer nga Shën Pali, i ka dhënë një ngjitje shenjtërisë, duke i ofruar Apostullit rastin për të shkruar letrën e tij njerëzisht me prekësen e të […]