Shenjti i dites

Page: 25

  Shenjti i ditës – Shën Perpetua e Felicita, martire në vitin 203 Mundimi i Perpetuas dhe i Felicitës, dy nëna të reja kartagjenase të dënuara para kafshëve, ad bestias, në cirk, bashkë me Saturin, Saturninin, Revokatin dhe Sekondulin, i ka mbushur me mallëngjim e admirim  breza të tërë. Nuk është një tregim i zakonshëm, shpesh […]

Shenjti i ditës: 6 Mars – Shën Roza nga Viterbo, pajtore e të rejave të Veprimit Katolik  (1234 – 1252)               Shenjtëresha tetëmbëdhjetë vjeçare nga Viterbo i përket periudhës së lulëzimit të mrekullueshëm të shenjtërve të shekullit XIII, përkrah Françeskut, Domenikut, Tomës, Bonaventurës, Kiarës … Roza ishte bija e një fshatari të thjeshtë; e kaloi fëmijërinë […]

Shenjti i ditës:  5 Mars – Shën Foka, martir në vitin 303   Përveç emrit të padëgjuar në perëndim, martiri i përkujtuar sot ka një  histori interesante e cila do të thonim se është e fantazuar nëse nuk do të na e kishte treguar ipeshkvi i Asterit nga Amasea, në përkujtimin e njëqind vjetorit të martirizimit të […]

Shenjti i ditës: 4 Mars – Shën Kazimiri, princ polak (1458 – 1483)               Elizabeta e Habsburgut, gruaja e Kazimirit IV, mbretit të Polonisë dhe dukës së madh të Lituanisë, thirret me të drejtë  «nëna e mbretit». Prej trembëdhjetë fëmijëve, katër morën kurorën mbretërore ndërsa djali i tretë Kazimiri, mori atë më të çmueshmen, kurorën shenjtërve. […]

Shenjti i ditës: 3 Mars – Shën Marini, martir në vitin 262               Me emrin e bukur Marin, në kalendar ka një numër të madh shenjtërish që e kanë nderuar me martirizim (shtatë martir) ose me një jetë rregulltare shembullore (një eremit dhe katër murgj benediktin). Martiri i përkujtuar sot është më popullori falë tregimit për […]

Shenjti i ditës: 2 Mars – I lumi Enrik Suzoni, rregulltar domenikan (1295 – 1366)               Enrik Suzoni, lindi në Bihlmeyer në afërsi të Kostancës, që në moshë të re hyri në Urdhërin e predikatarëve, është një prej mistikëve më të mëdhenj të shkollës domenikane. Ishte një apostull aq i dashuruar pas Krishtit sa që e […]

  Shenjti i ditës: 29 shkurt, Shën Hilari Papë   Sot kisha kremton festën e Shën Hilarit Papë. Për fëmijërinë e tij dimë pak ose asgjë, përveçse ka lindur ne Sardenja, ndoshta në Kaliari. Të dhënat e para për të i kemi në kohën kur ishte diakon në Romë, në të njëjtën kohë kur po […]

Shenjti i ditës: 1 Mars – Shën Albini, ipeshkëv i Angers  (+554)               Saint – Aubin është një shenjt mjaft popullor në Francë dhe në të gjithë Evropën veriore, i dashur dhe i nderuar veçanërisht pas vdekjes së tij. Sa ishte gjallë pati pak miq e shumë kundërshtarë për qëndrueshmërinë me të cilën e qeverisi dioqezën […]

Shenjti i ditës: 28 shkurt – Shën Romani, abat i Kondat (390 – 463)   Jeta rregulltare në Perëndim e ka fillimin vetëm në shekullin IV. Për shumë të krishterë, jeta e Shën Antonit abat, e shkruar nga Shën Atanasi, është një lloj zbulimi. Bëhet fjalë për ikjen e shumë të rinjve nga qyteti, të cilët tërhiqen në […]

Shenjti i ditës: 27 shkurt – Shën Gabrieli i Zojës së Dhimbshme, rregulltar (1838 – 1862) Për Gabrielin, ose siç quhej në gjendjen civile Françesk Posenti, ka qenë i mjaftueshëm një hark i shkurtër jetësor për të arritur kulmin e shenjtërisë. Nga ana e jashtme, nuk vërejmë asgjë të jashtëzakonshme në skedën e tij biografike. U lind […]


Current track

Title

Artist