Shenjti i dites

Page: 18

Shenjti i ditës: 20 Maj – Shën Bernardini nga Siena, rregulltar (1380 – 1444)   Publicistët kanë si mbrojtës të tyre shën Bernardinin. Ai ishte një predikues që dinte të gjente fjalët e efektshme dhe metaforat më të spikatura për të tërhequr vëmendjen e publikut. Pasanikëve koprracë, të veshur me petka të shtrenjta, u drejtohej kështu: “O ti […]

Shenjti i ditës: 19 Maj – Shën Celestini V, papë (1215 – 1296)               Kur e zgjodhën papë, duke e hequr nga vetmia e shkretëtirës së Shën Onufrit, vëlla Pjetri nga Marrone ishte më pak se tetëdhjetë vjeç. U zgjodh kundër çdo parashikimi. Selia e Shenjtë ishte e lirë që prej dy vjetësh për shkak të […]

Shenjti i ditës:18 Maj – Shën Gjoni I, papë e martir (+526)   Imazhi i këtij pape projektohet mbi një faqe të trishtueshme të historisë së Kishës së Romës. Gjoni u lind në Toskanë. Në 15 gusht 523 u ngjit në selinë papnore. Në këtë kohë, Teodoriku, barbari arian, kishte marrë në zotërim Italinë duke e shpallur […]

Shenjti i ditës: 17 Maj – Shën Pashku Bajlon, rregulltar françeskan (1550 – 1592)   Shën Pashku Bajlon u lind në Torre Hermosa të mbretërisë së Aragonës. Prindërit e tij ishin të varfër. U dërgua për punë që në moshë të re. Fillimisht kulloste dhentë dhe pastaj punoi si argat i një mbarështuesi të pasur kafshësh, Martin […]

Shenjti i ditës: 16 Maj – Shën Pelegrini, ipeshkëv i Okserit, martir (+304)   Sot, në kalendarin e krishterë përkujtohen dy shenjtër me këtë emër. Janë dy ipeshkvij që kanë jetuar në kohën e përndjekjeve gjatë tre shekujve të parë. Njëri prej tyre është ipeshkvi i Okserit në Gali (Franca e sotme). Ai u martirizua në vitin […]

Shenjti i ditës: 15 Maj – Shën Silvani, vetmitar në shekullin IV    Historia e shenjtit të sotëm lidhet me atë të Shën Pakomit, dy jetë paralele që nga fillimet e jetës civile. Pakomi ishte futur me forcë në ushtrinë perandorake, duke përfunduar menjëherë në burg për mos-disiplinim. U përtëri fshehurazi nga disa të krishterë dhe […]

Shenjti i ditës: 14 Maj, Shën Matia apostull    Në kapitullin e parë të veprave të Apostujve përshkruhet zgjedhja e këtij apostulli. Ai qe thirrur për të plotësuar numrin e të Dymbëdhjetëve pas tradhtisë së Judës Iskariot. Pjetri sugjeroi metodën e ushtruar në Besëlidhjen e Vjetër: hedhjen në short. Ai propozoi dy kandidatët, Jozefin, që […]

Shenjtja e ditës: 13 Maj – Zoja e Fatimës    Ndërsa në Evropë vazhdonte lufta e parë botërore, papa bëri thirrje për një kryqëzatë lutjesh. Ftesës së tij iu bashkëngjit edhe zëri i Virgjërës. Ajo iu shfaq tre barinjve që kullotnin delet në livadhet e luginës së Irenës (Cova da Iria) dhe përmes tyre ia përcillte porosinë […]

Shenjti i ditës: 12 Maj, Shën Epifani ipeshkëv (315 – 403)   Epifani shërbeu si ipeshkëv në dioqezën qipriote të Kostancës (Salamina). Ai është një emër i dalluar në historinë e Kishës në një kohë lulëzimi, e cila njihet për praninë e njëkohshme të njerëzve me nivel të lartë kulturor e shpirtëror. Lista përfshin numrin […]

: 11 Maj – Shën Injac Làkoni, vëlla shekullar françeskan (1701 – 1781)   Vinçenc Làkoni u lind në Sardenjë nga një familje e varfër dhe e mirë, dhe ishte i dyti nga nëntë vëllezërit. Ai u prit me vështirësi në kuvendin françeskan të Kaljarit për shkak se gëzonte shëndet të keq. Pasi i mori kushtet rregulltare, […]


Current track

Title

Artist