Author: Radio Maria

Page: 69

Shenjti i ditës:18 Maj – Shën Gjoni I, papë e martir (+526)   Imazhi i këtij pape projektohet mbi një faqe të trishtueshme të historisë së Kishës së Romës. Gjoni u lind në Toskanë. Në 15 gusht 523 u ngjit në selinë papnore. Në këtë kohë, Teodoriku, barbari arian, kishte marrë në zotërim Italinë duke e shpallur […]

Gjn 15, 1-8 HARDHIA DHE SHERMENDI    Kërkoj hirin që ta thelloj vazhdimisht njësinë dhe lidhjen me Jezusin.   «Jezusi u tha nxënësve të vet: 1 “Unë jam hardhia e vërtetë, e im Atë është vreshtari. 2 Çdo shermend në mua, që nuk jep fryt, Ai e pret, kurse secilin që jep fryt, Ai e […]

Shenjti i ditës: 17 Maj – Shën Pashku Bajlon, rregulltar françeskan (1550 – 1592)   Shën Pashku Bajlon u lind në Torre Hermosa të mbretërisë së Aragonës. Prindërit e tij ishin të varfër. U dërgua për punë që në moshë të re. Fillimisht kulloste dhentë dhe pastaj punoi si argat i një mbarështuesi të pasur kafshësh, Martin […]

Gjn 14, 27-31 LUFTA E VAZHDUESHME   Kërkoj hirin që të mos shqetësohet zemra ime, por të besoj në paqen që ma jep Jezusi.   «Jezusi u tha nxënësve të vet: 27 Po ju lë paqen, po ju jap paqen time! Nuk po jua jap siç e jep bota.» Jezusi i tha këto fjalë të […]

Shenjti i ditës: 16 Maj – Shën Pelegrini, ipeshkëv i Okserit, martir (+304)   Sot, në kalendarin e krishterë përkujtohen dy shenjtër me këtë emër. Janë dy ipeshkvij që kanë jetuar në kohën e përndjekjeve gjatë tre shekujve të parë. Njëri prej tyre është ipeshkvi i Okserit në Gali (Franca e sotme). Ai u martirizua në vitin […]

Shenjti i ditës: 15 Maj – Shën Silvani, vetmitar në shekullin IV    Historia e shenjtit të sotëm lidhet me atë të Shën Pakomit, dy jetë paralele që nga fillimet e jetës civile. Pakomi ishte futur me forcë në ushtrinë perandorake, duke përfunduar menjëherë në burg për mos-disiplinim. U përtëri fshehurazi nga disa të krishterë dhe […]

Gjn 14, 21-26 VENDI I DASHURISË   Kërkoj hirin që të besoj në Shpirtin e Hyjit që vepron në mua, në Kishë dhe në mbarë botën.   «Jezusi u tha nxënësve të vet: 21 Kush i ka urdhërimet e mia dhe i mban, ai më do; dhe atë që më do mua, do ta dojë […]

E diela e pestë e Pashkëve   Gjn 14, 1-12 KUSH MË SHEH MUA SHEH ATIN   Kërkoj hirin: që të besoj, Jezusi dhe Ati janë një.   O Zot Jezus, sot po të falënderoj që na bën zbulesën e Atit. Ti na i zbulon fshehtësitë e dashurisë hyjnore, fshehtësitë e Zemrës së Hyjit. Në […]

Shenjti i ditës: 14 Maj, Shën Matia apostull    Në kapitullin e parë të veprave të Apostujve përshkruhet zgjedhja e këtij apostulli. Ai qe thirrur për të plotësuar numrin e të Dymbëdhjetëve pas tradhtisë së Judës Iskariot. Pjetri sugjeroi metodën e ushtruar në Besëlidhjen e Vjetër: hedhjen në short. Ai propozoi dy kandidatët, Jozefin, që […]

Gjn 14, 7-14 E KEMI ATIN   Kërkoj hirin që të besoj në Jezusin që është një me Atin, të cilin na e zbulon.   «Jezusi u tha nxënësve të vet:7 Nëse më njohët mua, do ta njihni edhe Atin tim. Që tani e njihni dhe e keni parë.» Nxënësit i kaluan tre vjet me […]


Current track

Title

Artist