Author: Radio Maria

Page: 66

2 qershor – Shenjti i ditës: Shën Marçelini e Pjetri, martir (+304)                Shën Damasi është papa që mes shumë meritash ka edhe atë të restaurimit të varreve të martirëve për të cilët kishte kompozuar himne me vlerë. Ai shprehet se kur ishte fëmijë kishte dëgjuar tregimin e martirizimit të shenjtërve Marçelin dhe Pjetër nga vetë goja e […]

Gjn 17, 20-26 KUJDESI I JEZUSIT   Kërkoj hirin që të besoj se do ta marr hirin e plotë, sepse Jezusi lutet edhe për mua.   «20 Nuk po të lutem vetëm për këta, por edhe për të gjithë ata, që, për shkak të fjalës së tyre, do të besojnë në mua.» Këto janë fjalët […]

Shenjti i ditës: 1 qershor – Shën Justini, martir (100–165)   Shën Justini ishte një filozof i shenjtë e martir. Këto janë tituj që vështirë se i jepen njëkohësisht të njëjtit emër. Justini, ashtu si Agustini pas tij, e pagoi kërkimin e së vërtetës me taksën e dyshimit. Para se të gjente fenë e sinqertë në Krishtin, ai […]

Lk 1, 39-45 PËRJETIMI SHPIRTËROR   Kërkoj hirin: që të di ta dëgjoj tjetrin kur do të ma dhurojë përjetimin shpirtëror.   39 Ndër ato ditë Maria u nis me nxitim për krahinën malore në një qytet të Judës. 40 Ajo hyri në shtëpinë e Zakarisë dhe e përshëndeti Elizabetën. Përse ky përshpejtim? Përse ky nxitim […]

  Shenjti i ditës: 31 Maj – Vizita e së lumes Virgjër Mari   Mes ngjarjeve kryesore të jetës së Virgjërës, të përkujtuara me një festë liturgjike, është vizita që Maria ia bëri kushërirës së saj, Elizabetës, nënë “në pritje” të Pagëzuesit. Duket se origjina e kësaj feste vjen nga fretërit minorë françeskanë dhe nga shenjti […]

Gjn 17, 1-11 LAVDËRIMI   Kërkoj hirin që njohjen e Hyjit të mos e themeloj vetëm në njohjen shpirtërore, por edhe në njerëzit konkretë, me të cilët u njëjtësua Jezusi.   «1 Jezusi, si i tha këto, i çoi sytë e vet kah qielli dhe vazhdoi: “O Atë, arriti koha: jepi lavdi Birit tënd që […]

Shenjti i ditës: 30 Maj – Shën Zhan d’Ark, pajtore e Francës (1412 – 1431) Zhan d’Ark u lind dhe u rrit në fshatin francez Domremi. Për disa vite kjo fshatare e pashkolluar ka bërë vepra që për nga denjësia mund të krahasoheshin me ato të udhëheqësve më të mëdhenj që ka pasur Franca, nga Karli i Madh […]

Shenjti i ditës: 29 Maj – Shën Maksimini, ipeshkvi i Trevirit (+ 349)    Shën Zhirolami e numëron shën Maksiminin mes njerëzve të shquar të kohës së tij dhe e përcakton si një prej “një prej ipeshkvijve më guximtarë”. Sipas legjendës, Maksimini, gjatë udhëtimit drejt Romës, ishte sulmuar nga një ari që i përlau gomarin, në kurrizin […]

Shenjti i ditës: 28 Maj – Shën Gjermani, ipeshkëv i Parisit (496 – 576)   Shën Gjermani ishte djali i padëshiruar i një gruaje që nuk e deshi kurrë. Nëna e tij u përpoq disa herë që ta dështonte, por nuk ia doli dot. Ai nuk pati një fëmijëri të lumtur. Edhe një hallë e tij provoi […]

Shenjti i ditës: 27 Maj – Shën Agustini i Kanterbury, ipeshkëv (+604) Sipas informacioneve historikisht të sigurta, bashkësitë e para të krishtera të pranishme në Britaninë romake dalin në vitet 300, edhe pse legjenda thotë se ishulli ka qenë ungjillëzuar nga Jozefi i Arimatesë. Në shekullin IV, legjionet romake u sulmuan në veri nga pitët dhe skotët që […]


Current track

Title

Artist