Shenjti i ditës – 7 korrik: Shën Panteni, teolog (140 – 200)

Written by on July 6, 2017

Shën Panteni, teolog (140 – 200)

  

            Filozof sicilian, kaloi nga stoicizmi në krishtërim me një kthim të plotë që e shndërroi filozofin me profesion, në një misionar të zellshëm, siç referojnë Euzebi i Cezaresë dhe Jeronimi. Nga Sicilia shkoi në Lindje dhe mbërriti deri në bregun e Oqeanit Indian. Gjeti një Kishë në veprim. Fjala e Ungjillit e predikuar nga apostulli shën Bartolomeu dhe e spërkatur me gjakun e martirizimit kishte dhënë frytet e saj të mira. Për Pantenin ishte megjithatë një periudhë e mirë e mësimit të profesionit që të mund t’i kushtohej katekezës  duke pasur parasysh persona dhe jo teori, probleme konkrete dhe kufizimet e dobësive njerëzore dhe jo hollësi filozofike. Pas kthimit nga udhëtimi i tij misionar u bë nismëtar dhe drejtor i shkollës katekistike të Aleksandrisë së Egjiptit, rreth 180.  Klementi i Aleksandrisë, që ishte dishepull i tij, nuk ngurron ta përkufizojë si më të shquarin mes mësuesve të kohës së tij, në paraqitjen e doktrinës së krishterë dhe në interpretimin e Shkrimeve. Por nuk la asnjë shkrim. Boshlleku është mbushur nga dishepulli i tij Klementi, i cili na ka lënë traktate të shumta, fryt i leksioneve të teologut të madh. 


Current track

Title

Artist