Shenjti i ditës: 3 korrik – Shën Toma, apostull (shekulli I)

Written by on June 30, 2017

Shenjti i ditës: Shën Toma,  apostull (shekulli I)

  

Gjithë ajo që dimë  për këtë apostull gjendet në Ungjillin e katërt. Përreth figurës së tij kanë lulëzuar legjenda të ndryshme, ndërsa shkrimet, si Ungjilli i shën Tomës, u përkasin të paktën disa shekujve më pas. Paraqitjet e shkurtra në Ungjill janë të mjaftueshme për të përcaktuar një profil interesant të tijin. Pyetjet që Toma ia bën Jezusit janë me rëndësi të madhe për «të gjithë ata që nuk shohin dhe besojnë». Fjalët e pikëlluara, përballë vendimit të Jezusit për t’u kthyer në Galile me gjithë kërcënimet për vdekje, dalin nga një dashuri e sinqertë: «Të shkojmë edhe ne të vdesim bashkë me të»! Në ndërhyrjen e dytë, gjatë Pashkëve të fundit në Jerusalem, Toma provokon me pyetjet e tij një përgjigje që na fut në misterin e madh të Trinisë. Jezusi i përgatit dishepujt për ndarjen e Mundimit dhe i siguron: «Ku shkoj unë ju e dini rrugën». Apostujt nuk guxojnë të hapin gojë, por përmallimi nuk e pengon Tomën të thotë: «Ne s’dimë kah po shkon. Si pra mund ta dimë udhën?».  Përgjigjia e Jezusit hedh një vel drite mbi misterin trinitar, edhe pse nuk mundi në atë moment të qartësonte mendjen e apostullit: «Jezusi i përgjigji: Unë jam Udha, e Vërteta dhe Jeta. Askush nuk shkon tek Ati pos nëpër mua. Nëse më njohët mua, do ta njihni edhe Atin tim. Qysh tash e njihni». Toma mbetet në dyshimet e tij, të cilat ishin dyshime të provanisë për besimtarët e ardhshëm dhe pas ringjalljes dëshiron ta prekë me dorë trupin e të Ringjallurit. Toma mosbesues ka qenë megjithatë i vetmi që e ka kthyer mosbesimin e parë në shpallje të hapur feje me atë thirrmë që përsëritet, si një jehonë e dashur, nga shekulli në shekull në buzët e besimtarëve: «Zotëria im dhe Hyji im!». Sipas legjendës, Toma ka predikuar ungjillin në Indi. Në Mailapur ka një kryq me mbishkrimin e shekullit VII i vënë në vendin e martirizimit të shën Tomës. Relikët e tij janë quar në vitin 232 në Edesë në Mesopotami.


Current track

Title

Artist