Shenjti i ditës – 22 qershor: Shën Paulini i Nolës, ipeshkëv (354 – 431)

Written by on June 21, 2017

Shenjti i ditës – 22 qershor: Shën Paulini i Nolës, ipeshkëv (354 – 431)

 

            Shën Paulini ishte bashkëkohor dhe mik i Shën Agustinit dhe i ndoqi gjurmët e tij në mënyrë habitshme. Ponc Merop Anicio Paulini u lind në Bordo. Ishte bir i një patrici romak dhe shërbente si prefekt i gjykatësit në Gali. U emërua prefekt i Romës, d.m.th guvernator i Kampanias. U njoh me Ambrozin dhe Agustinin, e u kthye në krishterim. Gjatë një qëndrimi në Spanjë, ai u martua me Trasian. Pas vdekjes së parakohshme të djalit të vetëm, Celsit, që të dy iu kushtuan jetës së kuvendit sipas modelit të lindjes. Ipeshkvi i Barcelonës e bindi të pranonte shugurimin meshtarak, por nuk deshi të vendosej në asnjë dioqezë, pasi ishte i tërhequr nga ideali i jetës së kuvendit dhe vetmitare. Nuk e mirëpriti ftesën e Ambrozit për t’u vendosur në Milano. U tërhoq në shtëpinë e vet në Nola, afër varrit të martirit Shën Feliks, ku ngriti një shenjtërore dhe një strehë për të varfrit. Lidhjet me miqtë e vet, Jeronimin, Agustinin dhe Ambrozin, i mbante me letra të gjata, ose me këngë gëzimi dhe poezi ngushëlluese. Pastaj ndodhi që papritur populli e zgjodhi si ipeshkëv të Nolës. Kjo i dha fund qetësisë mistike të kuvendit, kësaj bashkësie të vogël ku bënin pjesë e shoqja Trasia dhe disa miq. Ai qe një atë i vërtetë për njerëzit e tij, që i mbrojti kundër angarive të Alarikut, mbretit vandal që plaçkiti Romën.


Current track

Title

Artist