MEDITIMI I DITËS – KËRKESA E JEZUSIT

Written by on June 14, 2017

Mt 5, 27-32 KËRKESA E JEZUSIT

 

Kërkoj hirin: që fjalët e Jezusit t’i marr seriozisht dhe të kuptoj çfarë kërkojnë prej meje.

 

Në atë kohë, Jezusi u tha nxënësve të vet: 27 »Keni dëgjuar se qe thënë: ‘Mos e the kurorën!’ 28 E unë po ju them: kushdo që me dëshirim e shikon një grua, në zemrën e vet e ka bërë fëlligështinë me të.

Jezusi më mësimin e vet vazhdon për ta përsosur Ligjin. Kjo përsosmëri nuk është ndonjë formalitet i thjeshtë, por i përket thelbit të jetës së njeriut. Këtu bëhet fjalë për moralin të cilit Jezusi ia jep cilësinë thelbësore të cilën deri atëherë nuk e kishte. Ajo që sipas mendimit të tij është e rëndësishme, nuk janë vetëm zakonet e jashtme të cilat mund të jenë shumë formale. Ai do që çdo gjë të vij nga zemra. Nuk ka rëndësi se si paraqitet njeriu prej së jashtmi para të tjerëve, por ka shumë rëndësi se si paraqitet në zemër dhe në brendi. Ligji i jashtëm është për ata që janë të dobët në zemër dhe në brendi të vet. Ligji është për ata që nuk dinë ta drejtojnë vetveten. Njeriu moralisht nuk ndyhet prej së jashtmi; papastërtia e jashtme ka mundësi të pastrohet shumë lehtë. Ajo që e ndynë njeriun është zemra, shpirti i tij, dëshirat dhe njetet.

Në kohën e Jezusit ndarja e martesës ishte e lejueshme. Në kohën tonë gjithashtu lejohen ndarja e martesës civile. Jezusi na fton që mos të mbetemi në sferën e jashtme. Morali i jetës martesore dhe morali i seksualitetit nuk kanë mundësi të thjeshtësohen vetëm në veprime trupore duke renditur atë që lejohet dhe atë që nuk lejohet. Çdo gjë duhet ta drejtojë brendia duke e ngritur në atë lartësi që i përket shpirtit. Kjo gjë sot është më se e nevojshme, sepse në kohen tonë njeriun nuk pranon kurrfarë morali. Nuk është e mirë vetëm ajo gjë që mua me pëlqen, as nuk është e keqe çdo gjë që mua nuk me pëlqen.

O Zot, bëj që zemrën ta kam të pastër, që shikimin tim mos ta mjegullojë epshi që aq lehet paraqitet në brendinë time. Bëj që mendimet e mia të jenë të sinqerta, e njetet e mia të drejta! Më ndihmo që ta pranoj seksualitetin tim si dhuratë dhe ta nderoj në vete dhe tek të tjerët.

29 Nëse syri yt i djathtë të çon në mëkat, nxirre e flake larg teje! Është më mirë për ty të humbasësh njërën nga gjymtyrët e tua, se i tërë trupi yt të hidhet në ferr. 30 E nëse dora jote e djathtë të çon në mëkat, preje e hidhe larg teje! Është më mirë për ty të humbasësh një gjymtyrë se i tërë trupi yt të hidhet në ferr.«

Shumë herë përpiqemi që ta zbusim fjalën e Jezusit sipas mentalitetit në të cilin ka jetuar dhe stilit lindor të të folurit të cilin e veçojnë stërmadhimet (hiperbolat). Të gjitha këto duhet t’i kemi ndër mend derisa i shpjegojmë fjalët e tij. Mirëpo, mbi të gjitha, fjalën e tij na duhet ta marrim seriozisht sidomos atëherë kur ajo na godet në zemër dhe kur na godet më forcën e saj dhe në mënyrë të drejtpërdrejt. Këto fjalë janë të tilla. Në to kemi kërkesën e padëgjueshme. Jezusi na qorton seriozisht që të kujdesemi për sjelljen tonë që paraqitet nëpër shqisat tona dhe gjymtyrët. Të gjitha gjërat që kemi, trupi, shpirti, jeta në përgjithësi, janë të mira dhe janë prej Hyjit. Të gjitha këto të mira janë për të mirën tonë. Në çdo gjë: trupore, morale dhe shpirtërore na duhet të përpiqemi që ta sjellim në përsosmëri. Mirëpo është e qartë se trupi ka mundësi të jetë pengesë dhe mund të bëhet tundim. Jezusi është i qartë: nëse syri të shkandullon… nëse dora të shkandullon… hiqe, preje!

Kohën tonë e shënjojnë  «shkandujt» e trupit. Njeriu lëndohet shpejt sidomos në sferën e seksualitetit dhe këtu jenë shkandujt me të fuqishëm në të cilët has. Prandaj na duhet t’i kemi për zemër fjalët e Jezusit duke pranuar kërkesën e ti. Jezusi kërkon prej secilit guximin, vendosmërinë dhe fuqinë që mos të shndërrohemi në lojë të epsheve tona.

O Zot, më ndihmo që t’i kundërshtoj epshet e mia, që secilën prirje ta sublimoj dhe ta drejtoj drejt krijimit në aspektin shpirtëror dhe trupor. Më ndihmo që në sferën e seksualitetit të jam i përvuajtur dhe i matur!

31 »Qe thënë edhe: ‘Kush e ndan gruan e vet, le t’ia japë letrën e ndarjes.’ 32 E unë po ju them: kushdo e ndan gruan e vet – përveç në rastin e fëlligështisë – e bën atë të thyejë kurorën; e nëse ndokush martohet me gruan e ndarë, thyen kurorën.«

Ligji i Moisiut lejonte ndarjen e martesës dhe lejonte që burrat me lehtësi ta shkruajnë letrën e ndarjes dhe t’ia japin gruas. Jezusi ngrihet në mbrojtje të martesës dhe këtë gjë e bënë në përputhje të plot me shpirtin që në fillimin e krijimit kërkon Hyji prej burrit dhe gruas. Prandaj mësimi i Kishës është e qartë dhe kërkues: askush mbi tokë, as Kisha, as papa nuk kanë mundësi të zgjidhin atë gjë që në mënyrë të qartë të fejuarit e kanë lidhur me pëlqimin e tyre të lirë. Pikërisht në këtë kërkesë duhet lexuar dhe kërkuar mbështetjen dhe mbrojtjen e dashurisë së sinqertë dhe të vërtetë. Kjo është mbrojtja e dashurisë nga çdo gjë që dëshiron lehtësisht për ta rrënuar dhe nga çdo gjë që jepet si alternativë e dashurisë së vërtetë. Këtë gjë më së shumti e pengon egoizmi që shumë herë shndërrohet në epsh dhe rrënon lidhjen martesore.

 


Current track

Title

Artist