Shenjti i ditës: 18 qershor – Shën Kalogjeri, vetmitar (+ 486)
Written by Radio Maria on June 14, 2017
Shenjti i ditës: 18 Qershor – Shën Kalogjeri, vetmitar (+ 486)
Shenjti, i njohur në Sicili, mbi të gjitha në Agrigjento, qytet në të cilin është pajtor, është me origjinë greke, siç sugjeron emri që do të thotë plaku i mirë. Shtegtar nga Roma në Kostandinopojë, mori veshjen e murgut nga duart e papës dhe misionin për të ungjilëzuar ishullin e Liparit. Prej këtu mbërriti Agrigjenton, duker kaluar nëpër Kaltagjirone, Likata dhe duke vazhduar më pas për në Shiaka, në lokalitetin Gjemarino, një zonë e shkretuar që iu duk e përshtatshme për të jetuar si vetmitar. Këtu ngrihet shenjtërorja e tij më e dëgjuar. Këto janë informacionet e rralluara nga zbukurimet e pamungueshme të legjendës, e cila është e pasur me veçanti dhe variante.
Pajtori i Agrigjentos, sipas traditave lokale, nuk është i vetmi shenjt me këtë emër që nderohet në Sicili. Likata, Shiaka e Naro kanë shën Kalogjerin e tyre. Por për shenjtin e Naros, të përshpirtshmit e Agrigjentos janë të pamëshirshëm kur pohojnë se «shën Kalogjeri i Agrigjentos, hiret i jep falas», ndërsa «shën Kalogjeri i i Naros, i bën gjithnjë për lekë », d.m.th është një shenjt pak bujar, sepse hiret i jep vetëm për para! Përveç këtij versioni lokalist është zbuluar pak kohë më parë një dëshmi e vjetër e kultit të një shën Kalogjeri të vetëm, në një ode të shkruar nga një murg i shekullit IX, në të cilën flitet për një vetmitar të vjetër që jetoi për shumë vite në një shpellë dhe ishte i pajisur me fuqi të jashtëzakonshme çudibërëse.