Shenjti i ditës: 16 qershor – Shën Tikoni, ipeshkëv (+ 450)

Written by on June 14, 2017

: 16  Qershor – Shën Tikoni, ipeshkëv (+ 450)

 

            Tikoni, biri i një furrtari, në ishullin e Qipros, ishte një djalë shumë bujar. Paratë e fituara me shitjen e bukës përfundonin kryesisht në xhepat e të varfërve. Me këto para ata shkonin tek furra për të blerë bukën tek babai i Tikonit. Por llogaritë ktheheshin gjithsesi, sepse Provania e shumonte grurin në thasët e vënë në hambar. Pas vdekjes së të atit Tikoni preferoi të lirohej edhe nga furra: e shiti, ua shpërndau paratë e fundit të varfërve dhe u vu në shërbim të ipeshkvit të Amatontes, i cili e shuguroi diakon. Pas vdekjes së ipeshkvit, Tikoni u zgjodh nga populli pasardhës i tij.

            Zemërgjërë me të varfërit, por jo tolerues ndaj kultit pagan, filloi me një gjest të guximshëm, duke shkatërruar tempullin e hyjneshës Artemidës priftëresha e të cilës, jo vetëm që e pranoi veprimin e bërë, por kërkoi të pagëzohej. Të njëjtën gjë bëri me hyjneshën më të njohur qiproite Afërditën statujën  e të cilës ipeshkvi i zellshëm e bëri copash gjatë procesionit vjetor nga tempulli në pyllin e shenjtë, qendër  ritesh të shthurura. Të përshpirtshmit e Afërditës nuk ia falën. E ngritën sipër një karroce dhe e quan para guvernatorit. Procesi u mbyll në mënyrën më të mirë: pjesa më e madhe e akuzuesve duke përfshirë guvernatorin, u kthyen. Shpërndarësit bamirës të bukës nuk mund t’i mungonte vera. Vreshta e mbjellë nga ipeshkvi i shenjtë vazhdoi të jepte për vite verë të bollshme, me të cilën festohet festa vjetore e shën Tikonit.


Current track

Title

Artist