Shenjti i ditës: 8 Qershor – Shën Medardi, ipeshkëv (470 – 560)
Written by Radio Maria on June 7, 2017
: 8 Qershor – Shën Medardi, ipeshkëv (470 – 560)
Shenjti, shumë i njohur në Francë, lindi në krahinën e Shën Kuintin nga një familje fisnike; i ati ishte me prejardhje franceze dhe e ëma me prejardhje nga kolinizatorët romak. Jeta e shën Medardit para dhe pas shugurimit ipeshkvor, është e pasur me anektoda të këndshme, që të rralluara nga legjenda na ofrojnë imazhin e një njeriu tolerant ndaj dobësive njerëzore, bujar në të dhuruar dhe të mprehtë në përgjigje. Për shkëputjen e tij nga të mirat materiale bëjnë dëshmi disa ngjarje që tregohen akoma sot për të mbushur boshllekun e informacioneve historike. Një hajdut, që hyri në vreshtën e tij pasi mbushi koshin me rrush, nuk arriti ta gjente rrugën e daljes. Shenjti ia tregoi duke e mbushur shportën me fruta të tjera. Një hajdut më i guximshëm i vodhi një ditë lopën, këmbona megjithëse ishte e mbushur me zhele, filloi të tingëllonte. Medardi, pasi e vërejti, e ndali zilen dhe e la të ikte hajdutin me sendet e vjedhura. Por hajdutit iu rebeluan bletët, të cilave u kishte vjedhur mjaltin dhe e sulmuan. Medardi u urdhëroi atyre të ktheheshin me qetësi në zgjua.
Shenjti ishte dishepull i ipeshkvit të madh Remigjios, që e shuguroi ipeshkëv të Vermand në afërsi të Shën Kuintin. Kur selia ipeshkvore u shkatërrua nga kalimi i barbarëve të drejtuar në Spanjë, Medardi u transferua në Noyon. Për ipeshkvinë e tij dimë pak dhe ajo pak është marrë nga jeta e shën Redegondës. Mbretëresha kishte ikur nga shtëpia duke braktisur të shoqin, mbretin Klotarin, fajtor se kishte vrarë të vëllain. Shenjtëresha kërkoi të pranohej në një kuvend dhe t’i kushtohej Hyjit. Medardi e mikpriti dhe pasi reflektoi gjatë për problemin e vështirë kanonik ia dha veshjen. Pas vdekjes së ipeshkvit të shenjtë, mbreti Klotari, duke i qenë mirënjohës, e varrosi në një varr të pasur në Soisons, kryeqytet i mbretërisë së vet, pasardhësi i Klotarit pak më pas ngriti mbi këtë varr bazilikën e famshme dhe kuvendin që mban emrin e ipeshkvit të shenjtë.