2 qershor – Shenjti i ditës: Shën Marçelini e Pjetri, martir (+304)
Written by Radio Maria on June 1, 2017
2 qershor – Shenjti i ditës: Shën Marçelini e Pjetri, martir (+304)
Shën Damasi është papa që mes shumë meritash ka edhe atë të restaurimit të varreve të martirëve për të cilët kishte kompozuar himne me vlerë. Ai shprehet se kur ishte fëmijë kishte dëgjuar tregimin e martirizimit të shenjtërve Marçelin dhe Pjetër nga vetë goja e xhelatit të tyre. Ky për të hequr çdo gjurmë të martirëve, vendosi që t’ua priste kokën në mes të një pylli. “Gjymtyrët e shenjta” mbetën të fshehura për disa ditë, derisa zonja e përshpirtshme Luçila i mblodhi dhe i varrosi përgjatë rrugës Labikana në vendin që tani quhet Torpinjatara.
Kostandini ndërtoi aty një bazilikë dhe vendosi trupin e nënës së tij, Elenës, që më pas e çoi në Kostandinopojë. Në vitin 1751, në kryqëzimin mes rrugëve Merulana dhe Labikana, u ndërtua kisha e shenjtërve Marçelin dhe Pjetër mbi themelin e një domusi të vjetër. Sipas Veprave, pak a shumë të besueshme, të martirizimit të tyre, presbiteri Marçelin dhe namatisësi Pjetër u mbyllën në burg dhe u mbikëqyrën nga një farë Artemiu, vajza e të cilit ishte e djallosur. Pjetri u ofrua për ta çliruar vajzën prej djallit. Artemiu dhe e shoqja, Kandida, u kthyen në krishterim. Bashkë me vajzën e tyre, Paolinën, ata ndanë me dy shenjtërit kurorën e martirizimit.