Shenjti i ditës: 29 Maj – Shën Maksimini, ipeshkvi i Trevirit (+ 349)

Written by on May 26, 2017

Shenjti i ditës: 29 Maj – Shën Maksimini, ipeshkvi i Trevirit (+ 349)

  

Shën Zhirolami e numëron shën Maksiminin mes njerëzve të shquar të kohës së tij dhe e përcakton si një prej “një prej ipeshkvijve më guximtarë”. Sipas legjendës, Maksimini, gjatë udhëtimit drejt Romës, ishte sulmuar nga një ari që i përlau gomarin, në kurrizin e të cilit ky kishte vendosur plaçkat. Shenjti qëndroi i patrembur në atë skenë. Pastaj e kishte detyruar ariun që t’ia transportonte samarin me ngarkesat e rënda. Kjo dhe legjenda të tjera lexohen në Jetën e Shën Maksimit e shkruar në shekullin VIII nga një murg anonim i kuvendit të Trevirit në Renania. Shenjti i sotëm shërbeu aty si ipeshkëv, duke i zënë vendin mësuesit të tij, Shën Agricit.

U lind në Sily afër Puaties në Akuitani. Ishte vëllai i Shën Masencit, ipeshkvit të Puaties. Në mënyrë figurative, ariu, me të cilin iu desh të luftonte ipeshkvit të shenjtë të Trevirit, ishte perandori arian i Kostandinopojës, Kostanti. Ai kishte përzënë në mërgim dy mbrojtësit e mëdhenj të ortodoksisë, Shën Atanasin e Aleksandrisë dhe Shën Palin e Kostandinopojës. Në një rrethanë të tillë, ai u tregua guximtar jo vetëm duke u ofruar mikpritje e mbështetje dy të mërguarve, por duke ndërhyrë me sukses afër perandorit, i cili në fund u tërhoq dhe lejoi që dy ipeshkvijtë të ktheheshin në dioqezat e tyre përkatëse. Maksimini vdiq larg selisë së tij, ndoshta gjatë një qëndrimi në vendlindje.  Pasardhësi i tij, Shën Paolini, e zhvendosi kufomën e tij nga Akuitania në bazilikën e Shën Gjonit, që më vonë do të marrë emrin e Shën Maksiminit.


Current track

Title

Artist