Shenjti i ditës: 9 Maj – Shën Geronci, ipeshkëv e martir (+501)

Written by on May 8, 2017

Shenjti i ditës: 9 Maj – Shën Geronci, ipeshkëv e martir (+501)

 

Ipeshkvi Geronc i Cervisë, që në atë kohë quhej Fikokli, ka qenë pjesëmarrës në sinodin e Romës në vitin 501 për të zgjidhur mosmarrëveshjen mes papa Simakut dhe antipapa Lorencit. Pasi vërtetimit të zgjedhjes së ligjshme të papa Simakut, ipeshkvi mori rrugën e kthimit drejt selisë së tij ipeshkvnore, duke ndjekur rrugën e vjetër Flamina. Por ndjekësit e antipapës i zunë pritë dhe në afërsi të Kaljit, në Marke, dhe vranë.

Një version tjetër flet për një sulm nga një grup vjedhësish. Por është më i besueshëm versioni i pritës së përçarësve, për shkak të nderimit që shenjti i sotëm ka pasur gjithnjë në Kalji. Këtu është ngritur edhe një kuvend i vjetër që mban emrin e tij.

Sipas një Mundimi të mëvonshëm, trupi i martirit, i hedhur mes shkurresh, është dalluar nga një tufë zogjsh që i silleshin përreth. Mbi vendin e martirizimit është ndërtuar abacia e vjetër benediktine me kishën kushtuar shenjtit. Ajo është vendosur nën drejtimin e drejtpërdrejtë të papëve, sikur duan të tregojnë konsideratën e lartë që kanë ndaj ipeshkvit të shenjtë.


Current track

Title

Artist