Shenjti i ditës: 8 Maj – Shën Viktori, martir në vitin 303

Written by on May 6, 2017

: 8 Maj – Shën Viktori, martir në vitin 303

 

Lajmet më të hershme mbi martirët Viktor, Feliks e Nabor përmblidhen në himnin “Victor Nabor Felix pii…” që Shën Ambrozi, ipeshkvi i Milanos, ua ka kushtuar atyre. Të dhëna të tjera që na vijnë nga ipeshkvi i shenjtë gjenden në veprën ‘Shpjegimi i Ungjillit sipas Lukës’ (Explanatio evangellii secundum Lucam) dhe në shkrimin ‘Veprat e martirizimit të shën Viktorit’, të cilat megjithatë dalin në shekullin VIII. Gjatë himnit, të tre martirët shfaqen si ushtarë të ardhur nga Mauritania, por milanezë të adoptuar. Në të vërtetë kishte shumë “të emigruar” nga Afrika prokonsullore me banim të përhershëm në Milano. Fluksi migrues do të përsëritet në shekuj. Vetë Shën Agustini vinte nga Kartagjena dhe fillimisht u zhvendos në Romë, ku jepte mësime retorike me fitim të pakët ekonomik. Më pas ai e kërkoi fatin e vet në Milano.

Viktori gjendej në Milano për të kryer shërbimin ushtarak që nuk ishte i detyrueshëm. Kjo është e vërtetë, pasi Viktori kërkoi lirimin për t’iu kushtuar një pune paqësore. Kundërshtuesi i ndërgjegjes nuk mund të ishte tjetër veçse një i krishterë. Komandanti i tij mendoi se mund t’ia kthente mendjen me një kurë të efektshme – duke e mbyllur në burg. E detyroi të agjëronte për gjashtë ditë. Pastaj, duke parë këmbënguljen e qëndrueshme të ushtarit, e tërhoqi zvarrë në hipodromin e cirkut, në afërsi të Portës Tiçineze. Aty, në praninë e perandorit Masimian Erkuleo, e urdhëroi që t’u flijohej hyjnive. Pasi ushtari i krishterë refuzoi, këshilltari perandorak Anulini e frushkulloi me shufra. Tortura nuk përfundoi në cirk. E dërguan në burgun e Portës Romane. Aty i derdhën mbi trup plumb të shkrirë që vlonte nga nxehtësia. Lëngu rrëshqiste mbi mish pa lënë gjurmë. Viktori e gjeti edhe mënyrën për të ikur nga burgu, por u gjet në një stallë dhe u çua në pyll. Aty iu pre koka dhe mbeti i pavarrosur për një javë të tërë. Trupi i martirit u gjet nga ipeshkëv Materni dhe u varros në po të njëjtin vendin ku u martirizua. Pastaj, reliktet e tij u çuan në kishat e ndryshme milaneze që i janë kushtuar martirit popullor si Shën Viktori në Qiell të artë, Shën Viktori në Trup, Shën Viktori në Vidh, … në Teatër, në Pus, në Burg. Është i njohur një burg që mban emrin e shenjtit. Martiri është kthyer në mbrojtës të të burgosurve dhe të mërgimtarëve. Këto janë dy përvoja që Shën Viktori i ka përjetuar personalisht.


Current track

Title

Artist