Shenjti i ditës: 6 Maj – Shën Evodi, ipeshkëv e martir (+67)

Written by on May 4, 2017

Shenjti i ditës: 6 Maj – Shën Evodi, ipeshkëv e martir (+67)

 

Ky shenjt, pak i njohur prej nesh, pati privilegjin ta njihte personalisht Jezusin. Tradita e mban si një prej shtatëdhjetë e dy dishepujve të mësuar drejtpërsëdrejti nga Zoti ynë dhe të nisur në fshatrat e ndryshme për të përhapur “Lajmin e mirë” të ardhjes së Shpëtimtarit. Evodi pati vlerësimin e princit të apostujve, pasi u caktua nga Shën Pjetri që ta pasonte atë në katedrën e Antiokisë para se të shkonte e të vendosej përgjithmonë në Romë. Evodi, pasardhës i Shën Pjetrit, pati si pasardhës të tij një tjetër shenjt të madh, ipeshkëv Injacin, i cili, duke u folur besimtarëve, i këshillonte kështu: “Ju jeni bërë dishepuj të Pjetrit dhe të Palit: mos i humbni të mirat që ju janë besuar. Kujtohuni edhe për të lumin Evod, bariun tuaj, që ju ka drejtuar, i pari pas apostujve. Të tregohemi bij të denjë të një babai të tillë, dhe të mos jemi si të lindur jashtë kurore”. Me këto kredenciale, shenjti i sotëm ka të drejtë të zërë një vend nderi në aradhën e shpallësve të parë Ungjillit, që e kanë dëshmuar me gjak besnikërinë ndaj Krishtit. Evodi, në fakt, është një prej martirëve të parë të krishterë (qe pikërisht ai që ua dha këtë emër ndjekësve të Krishtit, siç thotë një traditë e vjetër), duke e marrë kurorën e martirizimit në të njëjtin vit me Pjetrin e Palin.


Current track

Title

Artist