Shenjti i ditës: 4 Maj – Shën Veneri, ipeshkëv (+408)

Written by on May 3, 2017

Shenjti i ditës: 4 Maj – Shën Veneri, ipeshkëv (+408)

 

            Shën Veneri ishte ipeshkvi i trembëdhjetë i Milanos. Bashkë me Shën Simplicianin, ai ishte dishepull i Shën Ambrozit. Veneri e udhëhoqi dioqezën në vitet e vështira kur Visigotët e Alarikos organizonin prita shkretuese në rrafshinat padane. Vetë perandori Onorio e la selinë e Milanos dhe u strehua në Ravenë, për një rrugë më të lehtë ikjeje. Veneri u urdhërua diakon nga shën Ambrozi. Ai e vazhdoi besnikërisht programin e veprimit liturgjik e baritor sipas asaj “mendësie ambroziane” që e karakterizon në shekuj jetën e krishterë të metropolit të madh lombard. Veneri ndërroi jetë më 4 maj të vitit 408 dhe u varros në bazilikën e Apostujve (Apostolorum), që sot mban emrin e Shën Nazarit.


Current track

Title

Artist