MEDITIMI I DITËS – A NUK DIGJEJ ZEMRA NË NE?
Written by Radio Maria on April 28, 2017
E diela e tretë e Pashkëve
Lk 24, 13-35 A NUK DIGJEJ ZEMRA NË NE?
Kërkoj hirin: që të besoj së Jezusi me fjalën e vet e ngroh zemrën time
Jezus, ti nisesh me dy prej nxënësve të tu drejt Emausit. Çuditëm se si nuk të njohën dhe pyes veten: ku i kishin veshët të cilët derisa e dëgjonin nuk e njohën zërin tënd? Pate nevojë për shumë kohë. Tu desh të shpjegosh gjatë Shkrimet që të kuptojnë se çfarë shkruhet në to për Ty. Ju fole bindshëm dhe me dashuri. Ata dëgjonin dhe thithnin në vete porosinë tënde. Vetëm më vonë do të përfundojnë se fjala jote i ngrohte dhe në zemrën e tyre e ndjenin si je ti. Zemra e tyre do të përgjigjet. Ajo u ndez në dashuri për Ty. Ti je i gjallë.
Kur erdhe në Emaus ndodhi ngjarja krejtësisht e veçantë. Nxënësit dëshironin që Ti të ndaleshe me ta. Diçka ju thoshte se nuk guxojnë të të humbasin. Tashmë rrugës ju dhurove aq shumë dritë dhe shpresë. Ishin të qëndrueshëm në kërkesën e tyre derisa nuk u ktheve të rrije me ta, derisa nuk pranove të ulësh në sofër me ta. Atëherë para syve të tyre e more bukën, e theve dhe ua dhe. Ku i kishin sytë atëherë? Ata, vetëm tani të njohën, e Ti u zhduke. U zhduke prej shikimit të tyre.
Mirëpo nuk u zhduke nga zemra e tyre. Ata tashmë nuk janë të mërzitur që nuk të shohin më. Ata janë plot me Ty, e dinë se je i gjallë, se je këtu. Ata tashmë dinë si të vinë tek ti dhe si të të takojnë ty. Të gjitha ju shpjegove rrugës duke ua shpjeguar Fjalën. Të gjitha ua the në thyerjen e bukës.
Jezus, shumë shpesh pyes vetveten ku janë veshët tanë? Shumë shpesh e dëgjojmë fjalën e Hyjit. Në mënyrë të veçantë këtë e përjetojmë në Meshën e shenjtë të dielën edhe festave. Atëherë në bashkësinë e besimtarëve kremtorisht jehon porosia jote, fjala e gjallë. Prapëseprapë, rrallë ose asnjëherë nuk na ngrohet zemra siç u ngroh zemra e këtyre dy nxënësve. Në ne, çdo gjë mbetet e ftohur, e fjala jote shpesh është për ne e rënd, e mërzitshme, shpesh nuk e dëgjojmë aspak. Gjithashtu, çdo të diel marrim pjesë në të njëjtin kremtim në të cilin thyhet buka ashtu siç bërë në Darkën e fundit, pikërisht ashtu si e theve në Emaus. Sytë tanë janë të mbyllur dhe duke u kunguar në ne nuk ndryshon asgjë. Nuk jemi të aftë të bëjmë atë gjë që e bën këta dy nxënës: plot me Ty u kthyen në Jerusalem dhe dëshmuan para apostujve tjerë se je i gjallë dhe se të takuan. Ata të mbartnin në vetvete.
Jezus, përtërije mrekullinë e Emausit në zemrat tona. Edhe ne shumë shpesh jemi të pamend dhe të ngadalshëm në zemër që të besojmë. Shumë shpesh e humbasim shpresën dhe tokën nën këmbë. Shpesh na ndodhin gjërat të cilat nuk i kuptojmë. Ti vjen edhe në udhët tona, na përcjell në të gjitha shtigjet tona. Mirëpo zemrat tona ja të ngurtësuara dhe të ngadalshme për të besuar, janë më të ngadalshme se zemrat e dy nxënësve të tu. Përpiqu rreth nesh, o Jezus, dhe bëj që të të ndjejmë të pranishëm në mesin tonë, po të lutemi edhe më shumë që të na besh dëshmitarë të Tu të vërtetë para njerëzve. Ne kemi nevojë, bota rreth nesh ka nevojë për Lajmin e gëzueshëm se u ringjalle nga varri, se dole i gjallë nga përqafimi i vdekjes, se situata dëshpëruese ndryshoj më ngjarjen e gëzueshme të fitores së dashurisë.