Shenjti i ditës: 26 prill – Nëna e Këshillit të mirë

Written by on April 25, 2017

Shenjti i ditës: 26 prill – Nëna e Këshillit të mirë

 
Që prej kohëve të lashta në Shkodër nderohej me përkushtim të veçantë, figura e mrekullueshme e Zojës. Kjo është ajo figure që sot ndodhet në Gjenacan të Italisë. Historia e saj, është historia e katolikëve shqiptarë, të krishterë që pas vdekjes së Gjergj Kastriotit, Skënderbeut, më 1468, nisi udhën e vet të kryqit. Derisa një pjesë e madhe e banorëve, gjatë pesë shekujve të robërisë, do të shtrëngohej të ndërronte fe e një pjesë tjetër do të merrte rrugët e mërgimit, vetëm një pakicë do të mbetej besnike, duke vuajtur porsi gjarpri nën gur për shekuj e shekuj.
 
Pikërisht në këtë kohë, rreth vitit 1467, kur një ushtri e re e madhe e sulltanit u dynd mbi Shkodër, sipas gojëdhënës, figurja e Zojës u mor nga muri i Shenjtërores rrëzë Kështjellës së Rozafës, për të mos u dhunuar nga hordhitë anadollake dhe e çuan në Gjenacan, afër Romës ku është edhe sot.

Current track

Title

Artist