Shenjti i ditës: 25 prill – Shën Marku, ungjilltar, martir në vitin 68

Written by on April 24, 2017

Shenjti i ditës: 25 prill – Shën  Marku, ungjilltar, martir në vitin 68

 

Gjoni, i quajtur Mark, është autori i Ungjillit të dytë. Ipeshkvi i shenjtë i Hierapolit, Papia,  që vdiq në vitin 130 shkruan: «Marku bashkëpunëtor i Pjetrit, ka shkruar saktësisht gjithë atë që i kujtohej… Marku nuk e ka dëgjuar Zotin, por më vonë ka dëgjuar Pjetrin». Shtëpia e Markut në Jerusalem, ishte një pikë bashkimi për apostujt dhe për Kishën që po lindte. Në të gjeti strehim shën Pjetri sapo u lirua mrekullisht nga hekurat. Ai e quan Markun «biri im», ndoshta ngaqë e kishte pagëzuar dhe ngaqë e kishte pasur shok misioni deri në Romë. Kushëriri Barnaba e futi Markun në bashkësinë e zjarrtë antiokene, e cila përbëhej kryesisht nga të krishterë të kthyer nga paganizmi. Prej këtu Marku, me entuziazëm rinor, u nis me Palin e Barnabën për udhëtimin e parë apostolik në Qipro. Por kur dy misionarët shkuan në Pamfili, duke planifikuar të futeshin në brendësi të popullsive barbare të Taurit, Marku nuk e ndjeu t’i ndiqte, siç lexohet në veprat e Apostujve, «u nda nga Pali e Barnaba dhe u kthye në Jerusalem». Për këtë, Pali nuk e deshi për misionin e dytë dhe preferoi të ndahej nga vetë Barnaba, i cili u kthye bashkë me kushëririn në Qipro. Kundërshtimi zgjati pak. Në vitin 66 është vetë Pali që na jep informacionin e fundit mbi Markun, kur i shkruan Timoteut: «Merre me vete Markun. Mund të kem nevojë për shërbimet  e tij». Apostulli, i burgosur në Romë, kishte kërkuar ndihmën e Markut edhe herë të tjera. Tradita e merr përsipër ta mbush boshllekun, pas këtij shënimi të shkurtër: Marku shkoi në mision në Aleksandrinë e Egjiptit, ku qe ipeshkvi i parë. Vdiq martir; por për këtë jo të gjithë janë të një mendje. Klementi dhe Origjeni nuk thonë asgjë lidhur me këtë. Veprat e Markut, një shkrim i shekullit IV, përqëndrohen në veçantitë e martirizimit: i tërhequr nëpër rrugët e qytetit i lidhur me zingjirë, u hodh në burg dhe u torturua. Trupi i tij, që mori flakë, u shpëtua, në extremis, nga besimtarët. Në vitin 828 pjesët mortore të ungjilltarit u morën fshehurazi dhe u çuan në Venecia, ku u ngrit në nder të tij mes viteve 976 dhe 1071, një bazilikë e mrekullueshme. 


Current track

Title

Artist