Shenjti i ditës: 24 prill, Shën Fideli nga Sigmaringen, martir kapuçin (1577 – 1622)

Written by on April 23, 2017

Shenjti i ditës: 24 prill, Shën Fideli nga Sigmaringen, martir kapuçin (1577 – 1622)

 

Mark Roy, para se të bëhej frat kapuçin, ishte një avokat i shkëlqyer, ai e ushtroi këtë profesion me një drejtësi pak të zakonshme dhe mbi të gjitha me dashuri të rradhë në këtë fushë. I mbronte falas ata që nuk mund të paguanin shpenzimet e procesit, aq sa arriti të meritonte titullin «avokat i të varfërve». Ua bëri këtë shërbim bashkëqytetarëve të vet, në Sigmaringen në Gjermaninë jugore, për disa vite, pastaj vendosi të bëhej frat dhe u mirëprit mes kapuçinëve. Ishte viti 1612. Pasi mbaroi noviciatin, qëndroi akoma një vit në kuvendin e Friburgut. U kthye pas shugurimit meshtarak si gardian (kështu quhen eprorët e kuvendit françeskan). Qe një gardian i ashpër, veçanërisht me veten, duke bërë një regjim pendesash të ashpra dhe argjërimesh të gjata. Dhjetë vite më pas, u dërgua në misionin kapuçin të Recias i pari i ngritur nga Bashkësia Propaganda Fide për t’i vënë një kufi avancimit të protestantëve. U dyshua se ishte një i dërguar i perandorit të Austrisë. Sukseset e predikimit të tij tërhoqën armiqësinë e hapur të kalvinistëve zviceran të Siuin. Këta shkuan në Gruesh duke u shtirur si të gatshëm për kthim dhe për t’u kthyer në Kishën katolike. E ftuan të mbante një predikim në kishën e fshatit. Sapo u ngjit në katedër, fra Fideli i kuptoi qëllimet e tyre kur lexoi në një tabelë të varur në mur «Ky është predikimi yt i fundit». U kthye drejt njerëzve që kishin rënë dakort ta dëgjonin dhe nga porta e hyrjes iu drejtua një pushkë që nuk arriti të qëllonte në shenjë. Fra Fideli, sikur të mos kishte ndodhur asgjë, përfundoi së predikuari, pastaj zbriti dhe u nis për tek dalja e kishës. Këtu u rrethua nga një grup heretikësh të cilët e vranë me thika dhe shkopinj hekuri. «Nëse më vrasin», u kishte thënë bashkëvëllezërve, para se ta lë kuvendin, «do ta pranoj me gëzim vdekjen për dashuri ndaj Zotit tonë. Do ta quaj një hir të madh». Vdiq duke shqipëtuar fjalë faljeje për sulmuesit e tij. U kanonizua nga Benedikti XIV në vitin 1749.


Current track

Title

Artist