MEDITIMI I DITËS – JEZUSI ËSHTË I GJALLË
Written by Radio Maria on April 15, 2017
Gjn 20, 1-9 JEZUSI ËSHTË I GJALLË
E diela e Pashkëve.
Kërkoj hirin: që të besoj së Jezusi i ringjallur më befason me prani.
O Zot i Ringjallur!
Dua ta ndjej bukurinë dhe pushtetin e kësaj dite dhe të ngjarjes që po kremtojmë. Na jep hirin që këtë gjë ta përjetojmë thellë, që edhe shpirtrat tanë t’i vërshojë ai gëzim me të cilin u gëzuan nxënësit e tu kur të panë të ringjallur.
Po të lutëm, përsërite edhe para nesh atë përshëndetje si shpallje të dhuratës së vetme të cilën aq gjatë e presim: “Paqja me ju!” Na dhuro këtë paqe, qetësoj zemrat tona që nuk kanë qetësi, qetësoj njerëzit dhe popujt rreth nesh.
Po të lutemi për siguri me të cilën i mbushe nxënësit e tu dhe gratë afër varrit kur ju the: “Mos kini frikë!” Na thuaj edhe ne se nuk kemi nevojë të frikësohemi më, sepse fitorja është në anën e të mirës, ti je ringjallur nga të vdekurit dhe në këtë mënyrë korre fitore mbi mëkatin dhe vdekjen. Shkatërroje në ne secilën frikë, tmerr dhe pasiguri.
Po të lutemi, o Jezus i ringjallur, për hirin që të ndjejmë Ty, afërsinë tënde. Dëshirojmë të të takojmë në forcën e fjalës Sate më të cilën bëre që të njohin nxënësit e tu: “Unë jam!” Sa herë në kremtimet tona liturgjike dëgjojmë këtë përshëndetje: “Zoti qoftë me ju!” e prapëseprapë nuk besojmë mjaftueshëm. Ende nuk na përfshiu në thellësitë e shpirtit tonë pushteti i pranisë Sate të pakufishme.
Po të lutemi, o Zot Jezus, i gjallë dhe i pranishëm, eja ndër ne edhe nëse dyert e zemrave tona i gjënë të mbyllura. Kështu erdhe në mesin e nxënësve të tu që ishin të mbyllur, në frikë nga Hebrenjtë, prisnin së çfarë do të ndodh. Erdhe Ti, o Jezus, dhe i mbushe me sigurinë e re, më gëzimin e ringjalljes Sate. Eja ndër ne. Eja edhe pse dyert e zemrave tona janë ende të mbyllura. Na bind se ti je Ringjallja dhe Jeta, se erdhe për të na liruar nga çdo robëri, nga çdo mbyllje në vetvete. Nuk kemi mundësi ta shëlbojmë vetveten, sepse Ti je i vetmi Shpëtimtar i botës, Shëlbuesi i secilit prej nesh.
Eja, o Jezus, dhe na befaso. Ndoshta nuk do të njohim menjëherë, por kjo me siguri do të ndodh, sepse Ti je i bashkudhëtar i qëndrueshëm, Ti ke durim që të na i shpjegosh të gjitha. Jezus, folna shumë që të kemi mundësi të kuptojmë se të gjitha këto është dashur të ndodhin, që Ty tu desh të vdesësh për ne që në agimin e afërt të shihet fryti i qindfishuar i dashurisë Sate. Na thuaj edhe ne fjalën e cila do të na zbulojë bekimin e secilit kryq që kemi, të secilës vuajtje që pësojmë.
Na befaso me Fjalën Tënde; na befaso me ndarjen e Bukës. Atëherë me siguri do të të njohim. Na i trego plagët e Tua, vragat e amshueshme që pësove për dashuri. Bëj që prej nesh të gufojë dëshmia e vetme e besimit në praninë Tënde.
Jezusi i ringjallur, na u zbulo në Kishë, na u zbulo në pranverë, bëj që të pranojmë në dhuratën e dashurisë së vëllezërve dhe të motrave dhe na ndihmo që në ne dhe përmes nesh të të njohin njerëzit tjerë. Do të ishte mrekulli po të kishe mundësi të llogarisje edhe me ne si dëshmitarë të ringjalljes sate në botën e sotme.