Shenjti i ditës: 14 Prill – Shën Valeriani, Tiburci dhe Maksimi, martirë në shekullin III

Written by on April 13, 2017

Shenjti i ditës: 14 Prill – Shën  Valeriani, Tiburci dhe Maksimi, martirë në shekullin III

 

            Tre martirët romakë kujtohen nga burime të vjetra të shekullit të V  dhe shfaqen në Veprat e shën Çeçilias, nga të cilat merret tregimi i martirizimit të tyre, ku nuk përjashtohen pasiguritë. Valeriani ishte burri i Çeçilias, e cila e ktheu në fenë e krishterë. Pasi u pagëzua nga papa Urbani, Valeriani më pas ktheu edhe të vëllain Tiburcin. Prefekti Almaki mendoi ta ndërpriste serinë e kthimeve duke e vrarë Valerianin e Tiburcin dhe ia besoi kryerjen e dënimit Maksimit, i cili i prekur nga qetësia me të cilën dy «të dënuarit me vdekje» e përballonin vdekjen, deshi t’ia kërkonte arsyen Valerianit. Fjalët e frymëzuara të martirit hynë në zemrën e xhelatit i cili më pas kërkoi të pagëzohej. Për përgatitjen e tij u kujdes vetë Çeçilia, pasi varrosi Valerianin e Tiburcin në varrezën Pretestato, gjatë rrugës Apia. Pak më pas iu desh të varroste neofitin Maksimin edhe ai martir i fesë. Më pas i erdhi radha nuses së Valerianit, Çeçilias, të cilën martirologu e përkujton si njërën prej «virgjërave» më të famshme, e martirizuar në Romë mw 22 nëntor. Është e vështirë të sigurojmë se çfarë raporti kishte me martirët Valerianin e Tiburcin.  


Current track

Title

Artist