Shenjti i ditës: 13 prill – Shën Martini I, papë e martir (+655)

Written by on April 12, 2017

Shenjti i ditës: 13 prill – Shën  Martini I, papë  e martir   (+ 655)

 

               Gjashtë vitet e pontifikatit të këtij pape kanë qenë një martirizim i gjatë. I lindur në Todi dhe diakon i Kishës së Romës, sapo u zgjodh papë thirri një Koncil për të dënuar herezinë e monotelitëve, të cilës i ishte bashkangjitur perandori Kostanti II. Dënimi i plotë i monotelizmit i shqipëtuar në pesë seancat e Koncilit, i mbajtur në bazilikën e Lateranit, shkaktoi reagimin e tërbuar të perandorit, i cili ia besoi hekzarkut të Ravenës, Olimpit, detyrën për ta hequr qafe papën. Olimpi nga ana e tij i dha urdhër ta vrasë, një shqyrtari të tij. Ky duhej ta therte ndërsa papa i jepte hosten e shuguruar. Por në momentin që shtriu thikën, vrasësi i paguar u qorrua papritur. Olimpit, i prekur nga kjo ngjarje, iu duk më e arsyeshme të pajtohej me papën, dhe madje planifikoi edhe një komplot kundër perandorit.

              Olimpi vdiq pak më pas dhe Kostanti II mundi ta përmbushte hakmarrjen e tij, i ndihmuar këtë herë nga hekzarku i ri Teodor Kaliopa, që e kapi papën  duke e internuar me forcë në ishullin Naksos në Egje, në Kostandinopojë për një proces fars. Udhëtimi i të burgosurit zgjati pesëmbëdhjetë muaj mes vuajtjesh e poshtërimesh të padëgjuara. U izolua dhe u privua nga çdo lloj ndihme edhe pse ishte i sëmurë (nuk iu dha as ujë për t’u larë), me 17 shtator në Kostandinopojë ai u paraqit në shesh i shtrirë në një shtrojë dhe u bë qendër e sharjeve të njerëzve para se të mbyllej në burgun Prandaria.

               Gjatë procesit nuk iu kursyen tortura të tjera, deri në pikën  sa papa i vjetër, i dërrmuar por jo i mundur, murmuroi: «Bëni me mua atë që doni, tashmë vdekja do të jetë për mua lehtësim».  Në dënim përfshihej edhe zhveshja dhe vendosja në shtyllën e turpit. U dergj edhe për katër muaj në qelinë e rezervuar për të dënuarit me vdekje, në fund u internua në Kersoneso ku vdiq urie.   


Current track

Title

Artist