Shenjti i ditës: 12 Prill – Shën Zeni (Zenoni), ipeshkëv i Veronës (+371)

Written by on April 11, 2017

Shenjti i ditës: 12 Prill – Shën Zeni (Zenoni), ipeshkëv i Veronës ( +371 )

 

            I ardhur nga Mauritania, shën Zeni (ose Zenoni) ishte ipeshkëv i Veronës që nga viti 362, në një periudhë në të cilën filluan të dilnin nga qafat malore tributë gjermane, që deri atëherë ishin mbajtur larg nga legjonet romake. Shën Zenit iu desh të përballohej jo vetëm me barbarët të cilët «pasi kishin lënë prapa pyjet e akullta nordike,  i kapërcyen Alpet për t’u thekur në rrezet e arta të Italisë së gëzueshme», siç shkruan poeti gjerman Haine, por edhe me arianët e frikshëm, të ardhur nga lindja, nxitës të një çrregullimi të rëndë në Kishën veroneze. Si bashkëkohori tjetër i madh afrikan, Augustini edhe Zenoni ishte një orator i aftë, një skalitës frazash të bukura dhe argumentimesh bindëse, të cilat i përdori në predikimin e tij për të bindur paganët e fundit dhe heretikët e rinj. Për këtë bëjnë dëshmi gjashtëmbëdhjetë predikimet e ruajtura, të cilat trajtojnë tema të reja, si mariologjinë ose flasin për virtyte të veçanta siç është përvujtëria, varfëria e dashuria dhe tema të diskutuara më parë si doktrina trinitare, që Augustini do ta zhvillojë më vonë me një traktat të vëllimshëm.

            Predikimet e ipeshkvit të Veronës (bëhet fjalë për nëntëdhjetë e tre predikimie, pjesa më e madhe e të cilëve ka humbur) janë traktatate të vërteta e të mirëfillta dogmatike, morale, kristologjike e biblike, të shkruara në një latinishte «të ngrohtë e të ngjeshur» me atë vazhdim  të tijin moralizues, në lojrat e fjalëve dhe imazheve, në ato zhvillime të gjëra oratorike në të cilat shpirti i shenjtit e jep gjithë vrullin e entuziasmit dhe të zemërimit …. », siç shkruan Gulielm Ederle, që ishte me vite kryeprift i bazilikës.

            Ishte e natyrshme që në predikimet e tij të ishin të pranishëm shumë njerëz, në veçanti të kthyerit e rinj dhe vetë paganët, të tërhequr nga aftësitë e tij oratorike. Predikonte mirë dhe dinte ta shoqëronte mësimin me shembullin e dashurisë, përvujtërisë, varfërisë dhe lirisë ndaj të varfërve. Për veronezët është «shën Zeni që qesh», ai paraqitet në fakt përjetësisht i qeshur, pasi «cum mansuetudine et ilaritate docebat», mësonte me urtësi e gëzim. Ishte një peshkatar i mirë shpirtërash, por edhe peshqish, në breg të Adigje, siç paraqitet në një nga medalionet portale të bazilikës romanike që mban emrin e tij.


Current track

Title

Artist