Shenjti i ditës: 9 Prill – Shën Maria e Kleofës, nxënëse e Jezusit

Written by on April 8, 2017

Shenjti i ditës: 9 Prill – Shën  Maria e Kleofës, nxënëse e Jezusit

 

            Pjesmarrja e saj e dhimbshme dhe e heshtur në Mundimin e Krishtit gjatë Kalvarit dhe më pas në këmbët e kryqit i kanë dhënë privilegjin të jetë mes dëshmitareve të para të ringjalljes së tij. Maria e Kleofës (Kleofë ose Kleopë është emri i të shoqit), që mendohet se është njëkohësisht edhe Nëna e  Jakobit apostull i Vogli, është njëra prej tri grave, të gjitha me emrin Maria, që e ndoqën Jezusin nga Galilea në Jude, duke e shoqëruar përgjatë rrugës së mundimshme, për t’i ofruar Shpëtimtarit lotët dhe pjesmarrjen në vuajtje, që njëmbëdhjetë prej dymbëdhjetë apostujve nuk ditën t’ia jepnin, pranë Nënës së dhimbshme. Maria e Kleofës qëndroi bashkë me dy Maritë e tjera dhe Virgjërën Mari tek këmbët e kryqit, duke jetuar momentet e fundit sfilitëse, për ta marrë më pas trupin e tij dhe për ta varrosur. Mëngjesin më pas, të shtunën, shkoi me gratë e tjera tek varri për të bërë ritin varrimit, me erëra të mira që ia përgatitën. E gjetën varrin bosh dhe morën lajmin e ringjalljes, pas Magdalenës e cila kishte shkuar përpara. Objektivi i synuar për këtë shenjtëreshë mbyllet me një veprim të shpejtë: Maria e Kleofës dhe gratë e tjera «vrapuan» t’u jepnin lajmin e gëzueshëm apostujve, akoma të frikësuar dhe të mbyllur në shtëpinë që i kishte mikpritur në darkën e fundit: Jezusi është ringjallur! Prej këtu e më tej legjenda ka dashur të mbush boshllekun mbi jetën e shën Marisë së Kleofës, shenjtëria e të cilës nuk ka nevojë për imagjinatë, pasi ajo kishte marrë pjesë aktive në vuajtjet e Shpëtimtarit. Kaq mjafton për ta radhitur mes shenjtëreshave të para që na propozohen për t’i nderuar.


Current track

Title

Artist