Shenjti i ditës: 8 Prill – Shën Xhulia Biliart, themeluese (1751 – 1816)

Written by on April 4, 2017

Shenjti i ditës: 8 Prill – Shën  Xhulia Biliart, themeluese (1751 – 1816)

 

Në zhurmën e madhe të Revulucionit francez, që kaloi në histori me R të madhe, dhe të perandorisë së Napoleonit, ngrihet zëri i paperceptueshëm i një vajze me origjinë të thjeshtë, bijë fshatarësh, e cila në vogëlsinë e saj ka realizuar një vepër të paracaktuar të zgjasë më shumë se lavdia jetshkurtër e pushtimeve të një perandorie. Xhulia (Julie) në moshën katërmbëdhjetë vjeçare bëri kushtin e pastërtisë për të qenë e lirë t’u kushtohej të varfërve (një familje gjithnjë e madhe) dhe arsimimit të fëmijëve të tyre që e kishin lënë pas dore shkollën. U desh guxim për një program të tillë, aq më tepër kur Xhulia u godit nga një sëmundje e rëndë që e detyroi të mos lëvizte deri në vitin 1804, derisa një shërim i mrekullueshëm ia riktheu shëndetin dhe forcat e mjaftueshme për ta çuar përpara shoqatën e saj. Në vitet e Revulucionit, duke qenë e detyruar të qëndronte në shtrat, u ndihmua nga nje grup vullnetarësh  që vepronin në organizatën e veprës së saj bamirëse, duke i dhënë atë karakter të përhershëm që kanë institucionet e lindura nga bamirësia dhe dashuria për të afërmin. Lindi kështu Instituti i Notre Dame, në Amiens, për formimin rregulltar e kulturor të vajzave në vështirësi. Pak e kuptuan këtë. Në Francë i jepej lavdi kurorëzimit dhe ngritjes së yllit napoleonik. Në  vitin 1970, kur u kanonizua, shën Xhulia mori një kurorë shumë më të çmuar.


Current track

Title

Artist