Shenjti i ditës: 4 Prill – Shën Izidori, ipeshkëv i Sevilës (560 – 636)
Written by Radio Maria on April 3, 2017
Shenjti i ditës: 4 Prill – Shën Izidori, ipeshkëv i Sevilës (560 – 636)
Fama që kishte si shkrimtar e tejkaloi për shekuj me radhë atë që kishte si shenjt. U quajt një Salomon i ri, riparues i dijes njerëzore. Shkrimtar enciklopodik, i hapur në të gjitha fushat, nga teologjia në mjekësi, nga gramatika në egzegjezën biblike, nga astronomia në biografi. Në vitin 1722, iu dha titulli mësues i Kishës. I fundit i Etërve latinë, Izidori përmblodhi gjithë pasurinë doktrinale dhe kulturore të epokës së mrekullueshme patristike. Por siç ndodh shpesh, suksesi i Izidorit shkrimtar është i lidhur me një vepër me interes të vogël doktrinal, etimologjitë që janë një lloj enciklopedie e shkencave dhe arteve, prej të cilave qarkullonin dhjetë mijë kopje në Mesjetë.
Izidori i përkiste një familje fisnike hispano – romake nga Kartagjena. Në vitin 554 i ati, Saveriani, për t’iu ikur pushtuesve bizantin u strehua në Sevilia me gruan dhe tre fëmijët. Izidori lindi gjashtë vite më pas. Katër fëmijë, të cilët do të bëhen katër shenjtër. Një familje shembullore. Djali i madh Leandri, u bë arqipeshkëv i Sevilës, Fulgjenci qe ipeshkëv i Astigit kurse Fiorentina u mbyll në kuvend. Pas vdekjes së parakohshme të prindërve i takoi Leandrit të kujdesej për vëllain e vogël, Izidorin, i cili fillimisht nuk ishte një student model, pasi e linte me kënaqësi shkollën. Një ditë, duke iu afruar një pusi, vërejti se litari kishte gërmuar një vijë në gur dhe kuptoi se forca shpirtërore mund të kishte të drejtë edhe në pengesat më të vështira. Iu kthye studimeve, këtë herë nën mbikqyrjen e të vëllait dhe u bë me të vërtetë l’apis argumentosa, një bletë punëtore, me të cilën edhe paraqitet. Diti ta merrte mjaltin nga lulja në lule, d.m.th më të mirën nga çdo shkencë. Në vitin 600 zevëndësoi të vëllain në selinë e Sevilës, mblodhi sinode të ndryshme dhe ishte frymëzuesi kryesor i Koncilit të Toledos në vitin 633. Duke e ndjerë se po i afrohej vdekja, filloi të përgatitej dhe ua shpërndau çdo pasuri të varfërve, iu nënshtrua ritit të pendesës publike, ua rrëfei me lot në sy besimtarëve dhe klerit mëkatet, veshi grathoren. Relikët e tij janë të vendosura nën të shenjtërueshmin Sakrament në Kishën e Sevilës që mban emrin e tij.