Shenjti i ditës: 31 Mars – Shën Amosi, profet (shekulli VIII para K.)

Written by on March 30, 2017

Shenjti i ditës: 31 Mars – Shën Amosi, profet (shekulli VIII  para K.)

 

            Zëri i tij ishte një zë i bezdisshëm, si ai i të gjithë profetëve të çdo kohe, – për shumë njerëz «të mbarë» të tokës së Judës që me mendjemadhësi mendonin se i shlyenin detyrat civile e fetare vetëm për faktin se paguanin të dhjetën e detyrimit ose se linin ndonjë monedhë në arkën e tempullit. Amosi, profeti i parë shkrimtar, në sharjet e tij përdor një gjuhë të efektshme, që duket se është shqiptuar në ditët tona: «Pasi ju e shtypni të ligshtin, e ia merrni një pjesë të grurit, shtëpitë, që guri të latuar ndërtuat, s’do t’i banoni…… Urrejeni të keqen, duani të mirën e rikthejeni në gjykatore të drejtën, ndoshta Zoti, Hyji i Ushtrive do të ketë dhimbje».

            Amosi, para se të bëhej profet, ishte një bari i thjeshtë në rrethinat e Betlehemit, në Tekoa, ku kishte lindur. Dhe ndërsa kujdesej për grixhën, kultivote degë fiqsh të egjër. Izraeli gëzonte një moment mirëqënie të dukshme që jepte një ndjenjë euforie, pas shumë fatkeqësish. Egjipti dhe Siria nuk i kryqëzonin më shpatat duke u ndeshur në gjysëm të rrugës, d.m.th në Palestinë. Mbreti i Izraelit, Jeroboami II, përfitoi për të zgjeruar zotërimin e vet në kurriz të popujve kufitar. Mirëqënies së pak personave, të pasuruar nga fitoret, i kundërshtonte varfëria e njerëzve të zakonshëm, të shfrytëzuar nga funksionar e gjykatës të pandershëm. Plogështia kishte shuar zjarrin e hershëm të besimit të popullit të zgjedhur. Mburrja për pushtetin nuk e lejonte pranimin e planeve të Hyjit. Atëherë Hyji për ta rithirrur popullin në paktin e vjetër, e largoi Amosin nga punët paqësore dhe e hodhi në përleshje. Zëri i bariut u mbush me kërcënime: nuk flitej më për Hyjin, nuk kishte më një mentalitet besimi, por shekullar, që ushqehej nga një kler servil. Nëse Izraeli ngul këmbë për të prishur aleancën, armiku i vjetër, Asiria, është në pritë për ndëshkimin e merituar. Nga kjo kryqëzatë Amosi do të dalë me një goditje të  rëndë në tëmth, që iu dha nga biri i priftit Amasit, të cilit nuk i pëlqenin aspak thirrjet e tij të ashpra.


Current track

Title

Artist