Shenjti i ditës: 2 mars – I lumi Enrik Suzoni, rregulltar domenikan (1295 – 1366)
Written by Radio Maria on March 1, 2017
Shenjti i ditës: 2 Mars – I lumi Enrik Suzoni, rregulltar domenikan (1295 – 1366)
Enrik Suzoni, lindi në Bihlmeyer në afërsi të Kostancës, që në moshë të re hyri në Urdhërin e predikatarëve, është një prej mistikëve më të mëdhenj të shkollës domenikane. Ishte një apostull aq i dashuruar pas Krishtit sa që e shkroi në krahëror emrin e Jezusit, është autor i një vepre e cila ribotohet akoma sot dhe është një vepër klasike e misticizmit gjerman, Libri i dijes së përjetshme, në të cilën me simbolizëm kontemplativ i përshkruan vuajtjet e Shpëtimtarit në njëqind meditime mbi Mundimin.
Enrik Suzoni, i cili ishte i kërkuar shumë si drejtues shpirtëror, gërmonte në thellësi të misterit të pamatshëm të mundimeve hyjnore për të kërkuar thesarin e fshehur: «Është e nevojshme» – i thotë Jezusi, «që nëpërmjet krahërorit tim të hapur ti të hysh në zemrën time të plagosur nga dashuria, është e nevojshme që ti të gjesh strehë, e që të banosh. Atëherë unë do të pastroj dhe do të bashkohem me ty përjetësisht». Me shprehje pak të pazakonta dhe me theksin e ashpër gjerman, i lumi kremton martesën e vet mistike me Dijen e amshuar, shoqe e përzgjedhur, në të cilën braktiset me një hov dashurie që në veshin tonë profan mund të duket i tepruar, siç na duken të tepruara pendesat e ashpra trupore që ia imponoi vetes dhe që e përfshinë shëndetin e tij.