MEDITIMI I DITËS – RRUGA E HYJIT

Written by on February 14, 2017

Mk 8, 22-26 RRUGA E HYJIT

 

Kërkoj hirin: që të jem i durueshëm në rrugën në të cilën me udhëheq Hyji.

 

22 Dhe arritën në Betsaidë. Aty i sollën një të verbër dhe iu lutën ta prekte.

Betsaida gjendet në pjesën lindore të detit, në vendin në të cilin Jordani del nga Deti i Galilesë. Ky qytet nuk ishte as i madh e as i njohur. E ndërtoj Filipi tetrark. Jezusi më nxënësit e vet hyn në qytet dhe dëshiron që të ri aty disa ditë.

Shën Marku, pa bërë asnjë hyrje, menjëherë flet për më të rëndësishmen. Kur Jezusi paraqitet në një vend, njerëzit këtë gjë shumë shpejt e marrin vesh dhe menjëherë sjellin njerëzit që kanë nevojë për ndihmën e tij. Kësaj here njeriu i tillë është i verbri.

Të gjithë ata që në çfarëdo mënyre kanë vuajtur në trupin e tyre qoftë që nga lindja ose gjatë jetës së tyre përjetuan ndonjë sëmundje ose ndonjë fatkeqësi tjetër, hebrenjtë i konsideronin njerëz të cilët Hyji i ka dënuar për shkak të mëkateve të tyre. Prandaj këta njerëz vuanin shumë. Edhe pse ndoshta në brendi e ndjenin pafajësinë e vet dhe ndërgjegjja nuk i padiste aspak, këtë gjë nuk kishin mundësi t’ia dëshmonin askujt, sepse ishte ligji dhe bindja e përgjithshme e tillë që këtë gjë e pranonte dhe besonte në të. Njerëzit thjeshtë ishin të detyruar ta pranonin fatin e tyre dhe kryqin ashtu siç dinin dhe siç kishin mundësi.

Edhe ky njeri i verbër i përkiste bashkësisë së njerëzve të shënuar, të refuzuar dhe të nënçmuar. Ndoshta këtë njeri e sjellin tek Jezusi vetëm për të parë se si do të sillet më të. Ndoshta prisnin ndonjë mrekulli, ndonjë ngjarje, që diçka ta lëvizte stilin e zakonshëm të jetës së tyre dhe të kishin mundësi të bisedojnë për diçka. Turma gjithmonë dëshironte të dijë dhe kërkonte gjëra të jashtëzakonshme. Njerëzit gjithmonë vraponin pas gjërave që ishin të pazakonshme, për ato që dalin nga rrethi i të zakonshmes dhe të përditshmes. Sa më shumë që njeriu është sipërfaqësor dhe më pak shpirtëror, aq më shumë e kërkon lumturinë e jashtme dhe kënaqësinë sipërfaqësore.

Ky njeri i verbër nuk është rast i dëfrimit të njerëzve. Derisa po e sillnin tek Jezusi, njerëzit me siguri komentonin çfarë do të mund të ndodhte. Njeriu ndjehej si një kukull në duart e njerëzve të pandjeshëm. Njeriu primitiv sado që të dijë të jetë fisnik, di të jetë edhe i pamëshirshëm në lojën e vet më të tjerët, në nënçmim dhe në lojëra me ta.

O Zot, shumë shpesh njerëzit dinë të argëtohen për shkak të pësimeve dhe mossukseseve të njerëzve të tjerë, sidomos me ato që pësuan konkurrentet në sport, politikë dhe në secilën fushë të jetës. Dinë të jenë të pamëshirshëm dhe të pandjeshëm njëri ndaj tjetrit. Të gjithë kemi nevojë për butësi të kulturës në qëndrimet tona dhe në sjellje ndaj të tjerëve.

23 Ai e mori për dore të verbrin, e qiti jashtë fshatit, i pështyu në sy, vuri duart mbi të dhe i tha: “A sheh gjë?” 24 Ai i hapi sytë dhe tha: “Po shoh njerëz… më duken si drurë… ecin.”

Jezusi e merr të verbrin për dore dhe ecën me të. Do të ndalëm dhe në lutje do ta shikoj këtë skenë. Dora në dorën e Jezusit: Jezusi dhe i verbëri. Njeriu e ndjen prekjen e Jezusit për të cilin ka dëgjuar dhe tek i cili njerëzit e sollën. Çfarë ndryshimi ka kjo prekje dhe kjo sjellje nga sjellja e të gjithë njerëzve të cilët deri me sot u morën me të. Njeriu ishte përplot më frikë dhe pritje. Ketë gjë e ndjente Jezusi derisa e mbante për dore. Më siguri, gjatë rrugës, derisa po dilnin prej atij vendi biseduan. Çfarë? Nuk është shkruar, por kemi mundësi lehtë ta marrim me mend. Jezusi e nxiste njeriun. Ia thoshte ato gjëra të cilat deri me tani askush nuk ia kishte thënë. Para se t’ia hapte sytë, ia hapi sytë e tjerë, sytë e brendisë së tij dhe të dinjitetit si person. Mënyra se si Jezusi po vepronte më të, për të verbrin kishte domethënie më të madhe se sa shërimi i syve. Ai ndjehej njeri më vlerë në sytë e Jezusit. Para të parit të syve ia kthej atë gjë të cilën në mënyrë të përditshme të tjerët e shkelnin më sjelljen e vet: ia kthej dinjitetin.

Mënyra se si ia kthen shikimin përcillet me gjeste të zakonshme. Dora e Jezusit përsëri e prek të verbrin. Me prekjen e vet të butë ia hap sytë dhe njeriu fillon ngadalë për ta dalluar botën rreth vetes.

25 Pastaj Jezusi prapë i vuri duart mbi sytë e të verbrit. I verbëri pa qartë. U shërua. Shihte mirë, gjithçka. 26 Jezusi e nisi të shkojë në shtëpi e i tha: “Mos hyr assesi në fshat!”

Jezusi të verbrin e kthen ngadalë në jetë. Nuk dëshiron që kjo të jetë një paradë e jashtme as ndonjë dëfrim. Ai e tregon krejt seriozitetin e situatës në të cilën njeriu gjendej dhe kujdesin të cilin njeriu e meritonte. Rruga e hapjes së syve e paraqet rrugën e rritjes dhe të hapjes së njeriut para Hyjit, para të gjitha atyre gjërave që janë të Hyjit. Hyji nuk do kurrfarë shpejtësie, kurrfarë veprimi të shpejt. Ai ka kohë dhe çdo gjëje që e bënë ia kushton kohen e vet. Prandaj e vë dorën e vet përsëri në sytë e të verbrit të cilët shohin gjithnjë e më mirë dhe e dallojnë botën rreth vetës.

 


Current track

Title

Artist