MEDITIMI I DITËS – BESIMI PA SHENJA

Written by on February 11, 2017

Mk 8, 11-13 BESIMI PA SHENJA

 

Kërkoj hirin: që të besoj pa kërkuar shenja që do ta ushqejnë fenë time.

 

11 Atëherë erdhën farisenjtë dhe filluan të rragaten me të. Duke e vënë në provë kërkuan prej tij një shenjë prej qiellit. 

Ja, farisenjtë përsëri janë këtu. Këta njerëz janë të qëndrueshëm në synimet e veta. Kësaj here dalin në shesh, që do të thotë se në qëndrimin e tyre ndaj Jezusit ka diçka që paraqet një gjë që duket se në vetvete ka qëllimin e mirë. Paraqitja e tyre i përngjanë dëshirës se ata dëshirojnë ta vejnë Jezusin në atë situatë prej të cilës nuk do të ketë mundësi për të dalë. Në qëndrimin e tyre ka diçka krenare, mbivlerësuese, diçka nënçmuese. Sa më shumë që Jezusi shfaqet, sa më shumë që ju bënë mirë njerëzve aq më shumë farisenjtë përpiqen të gjejnë diçka në sjelljen e tij që do tu japë mundësi ta sulmojnë, ta kundërshtojnë dhe ta nënçmojnë para të gjithëve. Ata në mënyrë përfundimtare janë përcaktuar kundër Jezusit. Tani është në pyetje vetëm mënyra se si do ta kundërshtojnë dhe ta heqin qafe duke e penguar në çdo mënyrë.

Qëndrimi i tyre përball Jezusit është i pamëshirshëm. Në sjelljen e Jezusit nuk dëshirojnë të shohin asgjë të mirë as fisnike. Ata nuk dëshirojnë të mësojnë asgjë, nuk dëshiron të flasin më të sinqerisht as të  diskutojnë me të. Dëshira e vetme që kanë është që t’i ngrehin leqe dhe nëse bie në to nuk do të ketë mundësi të dalë. Farisenjtë nuk ishin të gatshëm ta pranojnë askënd që nuk ishte nga rrethi i tyre dhe që nuk e kishte kaluar shkollën e tyre. Prandaj shumë lehtë ngatërrohen më Jezusin. Jezusi nuk është i interesuar për zbatimin e disa caktimeve të traditës që për farisenjtë kishin domethënie të madhe, sepse i kishin caktuar dhe kërkonin zbatimin e tyre pikë për pikë. Ja tani një rabin nga Nazareti nuk po e zbatonte traditën e tyre që e konsideronin shumë të drejtë për të përcaktuar mënyrën e afrimit të njeriut tek Hyji por edhe sjelljen e tij para Hyjit.

Njeriu ishte në rrezik të vazhdueshëm që të mbyllej në disa zakone dhe të mendojë se duke i plotësuar ato dhe ligjet tjera do ta realizojë dhe do ta fitojë shëlbimin dhe kështu do meritojë që Hyji ta pranojë.

O Zot, më ndihmo që në ligjet e Kishës ta shoh mjetin që më ndihmon që disa të vërteta të jetës si besimtarë dhe të jetës shpirtërore kam mundësi t’i kuptoj dhe t’i realizoj më lehtë. Edhe atëherë kur Kisha më pushtetin që ka, dëshiron këto ligje t’i ndryshojë dhe t’i riformulojë, që edhe atëherë mos të shkandullohem dhe mos të shoh në këtë gjë shenjën e dobësisë, të lejimit dhe të largimit nga udha e Hyjit. Bëj që të kuptoj se atë gjë që Kisha e përcakton dhe e jep për një periudhë dhe për një brezni, në një periudhë dhe në një brezni tjetër ka mundësi ta ndryshojë dhe të përcaktojë ndryshe. Ti ia dhe këtë pushtet Kishës sate, më ndihmo që të di ta pranojë dhe ta zbatoj.

Tani farisenjtë kërkojnë një shenjë nga Jezusi. Nuk është ndonjë «shenjë» e zakonshme të cilën ata tashmë e kanë parë, por kërkojnë diçka të jashtëzakonshme. Këtë shenjë ata nuk e kërkojnë as si shenjë prej të cilës dëshirojnë të mësojnë, nuk e kërkojnë këtë shenjë për të zgjeruar njohurit e veta. Shenja ka mundësi të kërkohet, por jo kështu dhunshëm. Ata e kërkojnë shenjën për ta sprovuar Jezusin, ndërsa shenjën edhe po tua jepte nuk do ta pranonin.

A thua, Jezusi nuk ndjeu në këtë çast atë tundim që e pësoj edhe në fillimin e veprimtarisë së vet në shkretëtirë? Edhe atje satani kërkonte shenja dhe e mësonte Jezusin çfarë duhej të bënte dhe si duhej të sillej. Bie në sy ngjashmëria mes tundimit të parë të satanin dhe tundimit të farisenjve.

Në qoftë se Jezusi do të bëj mrekulli, atëherë nuk është as profet i vërtetë as nuk është Mesia, siç e quajnë disa njerëz. Po të bënte mrekulli, a do t’i besonin farisenjtë? Vështirë, sepse ata tashmë kishin marrë qëndrimin e qartë ndaj Jezusit dhe asgjë nuk kishte mundësi që ta luhaste qëndrimin  e tyre.

 12 Jezusi duke fsharë prej fundit të shpirtit, tha: “Përse kjo brezni kërkon shenjë? Për të vërtetë, po ju them: kësaj breznie s’do t’i jepet shenjë!”

Këtu shohim sa dhimbshëm e përjetoj Jezusi këtë takim me farisenjtë. Ofshama e tij del prej thellësisë së shpirtit dhe tregon se sa shumë i dhemb moskuptimi dhe qëndrimi i tillë i farisenjve.

Përse njerëzit kërkojnë shenjë? Përse dëshirojnë të jenë të sigurt në atë gjë që e besojnë? Përse në mrekulli kërkojnë argumentin e besimit të vet? Përse çdo gjë dëshirojnë t’ia nënshtrojë provës konkrete? A është këtu fshehtësia e fesë ose fshehtësia e natyrës sonë? Ndoshta është edhe njëra edhe tjetra?

Përsëri, Jezusi është shumë i qartë: nuk ka mrekulli për shkak të mrekullive. Mrekullia nuk është në funksionin e dëfrimit as nuk guxojmë ta konsiderojmë arsye të fesë. Mrekullia ka mundësi të vijë pas fesë, por kurrë nuk ka mundësi t’i parapri asaj. Për shkak të qëndrimit që morën farisenjtë Jezusi përjeton dhimbjen në shpirt. Aq shumë shenja bëri e ata kërkojnë shenja të tjera.

13 Atëherë i la, përsëri hipi në barkë dhe kaloi në anën tjetër.

Jezusi i la. Thjeshtë dëshiron të tërhiqet. Zemra e njeriut është e ngurtësuar dhe e mbyllur.

 


Current track

Title

Artist