MEDITIMI I DITËS – BRENDIA JONË

Written by on February 7, 2017

Mk 7, 14-23 BRENDIA JONË

 

Kërkoj hirin: që të mos e shndërroj të jashtmen me të brendshmen dhe theksin ta vë në të brendshmen.

 

14 Atëherë e thirri përsëri popullin rreth vetes dhe i tha: “Më dëgjoni të gjithë dhe mbani mend! 15 S’ka asgjë përjashta njeriut që mund ta bëjë atë të papastër duke hyrë në të, por çka del prej njeriut ‑ ajo e bën të papastër.

Jezusi është nën ndikimin e bisedës që bëri me mësuesit e ligjit dhe më farisenjtë. Ai dëshiron që njerëzit ta kuptojnë se ku është thelbi. Nuk dëshiron që të mbetën skllav të zakoneve tradicionale të cilat më shumë pengojnë se sa ndihmojnë. Një gjë që është edhe më e keqe,  këto zakone e largojnë vëmendjen nga thelbi. Jezusi vërtet ishte i guximshëm kur iu drejtua farisenjve dhe filloj ta zbulojë pakuptimin e mësimit të tyre.

A kam guxim që sot ta dëgjoj Jezusin dhe ta drejtoj jetën time drejt asaj që është thelbësorja dhe mos t’i robëroj asnjë zakoni i cili  nuk ka më kuptim e as unë vetë nuk e di se pse e zbatojë?

Nuk guxojmë ta vendosim rëndësinë në gjërat e jashtme. Ky është rrezik i madh për secilin njeri. Të shohësh të jashtmen dhe asaj t’i kushtosh vëmendje duke ia dhënë krejt vlerën, kjo është shenja e fariseizmit. Kjo gjë njeriun nuk e bënë njeri, nuk ka mundësi ta rrisë, dhe nëse përdorim fjalorin krahasues të Jezusit, kjo nuk ka mundësi ta bëj të papaster.

Ka rëndësi të shikojmë ato gjëra që dalin nga njeriu, çfarë bën me gjestet e veta, çfarë frymëzon me mendimet e tija dhe çfarë nxit me fjalët që dalin prej tij. Kjo ka rëndësi dhe për këtë gjë duhet të jemi të kujdesshëm. Mirëpo njerëzit gjithmonë janë në rrezik që ta nënvlerësojnë botën e brendshme. Kjo botë duhet të jetë e denj për takim me Fjalën Hyjit.

16 Kush ka veshë për të dëgjuar, le të dëgjojë!” 17 Kur u nda prej turmës e hyri në shtëpi, nxënësit e pyetën për vështrimin e shëmbëlltyrës. 18 Ai u tha: “Si? Po as ju nuk qenkeni në gjendje ta kuptoni?

Jezusi kërkon që ta dëgjojmë mirë atë gjë të cilën ai e thotë. Duket qartë se nxënësit e tij janë të turbulluar. Jezusi i çuditet moskuptimit të tyre. Zakonet e farisenjve kishin depërtuar thellë në popull dhe ata kujdeseshin vazhdimisht për zbatimin e tyre. Prandaj nuk ishte e thjesht të ngrihesh kundër tyre dhe ta mbrosh atë gjë që është më me vlerë, që ishte e mbulluar nga këto zakone dhe caktime. Edhe pse në qortimin e Jezusit nuk bëhet fjalë për caktimet e kultit por për atë gjë që është e pastër dhe për atë gjë që nuk është e pastër, qortimi i tij nuk është aspak më i pavlerë. Prandaj duhet t’i hapin mirë veshtë për të dëgjuar atë gjë që do t’ua thotë.

Mirëpo, në vazhdim Jezusi do të has secilën ditë e më shumë në kundërshtimin e turmës dhe të nxënësve të vet. Gjithnjë e më shumë Jezusi do të mbetet i vetmuar. Por ai e vazhdon më guxim rrugën e vet.

O Zot, e kuptoj dhimbjen tënde për shkak të moskuptimit të atyre që të rrethojnë. Edhe unë shpesh përjetojë tek ata që me rrethojnë se si nuk e kuptojnë dallueshmërinë time që bazohet në Fjalën tënde. Nuk është e lehtë të jesh në mënyrë ungjillore ndryshe. Kjo gjë nxit shikimet e gabuara, kundërshtimet dhe të berit më dorë. Kjo gjë shkakton dhimbje ashtu si të shkaktoj ty. Më ndihmo edhe mua që të jem i qëndrueshëm.

Po a nuk e kuptoni se asgjë që hyn nga jashtë në njeriun, nuk mund ta bëjë të papastër njeriun, 19 sepse nuk i hyn në zemër, por në bark e del në nevojtore?” Kështu Jezusi i shpalli të pastra të gjitha ushqimet. 20 Dhe vazhdoi: “Çka del prej njeriut ajo e bën të papastër, 21 sepse prej brendisë ‑ prej zemrës së njeriut rrjedhin: mendimet e këqija, llojet e ndryshme të fëlligështisë, vjedhjet, vrasjet, 22 kurorë‑ thyerjet, dëshira e tepruar e pasurisë, mashtrimet, shfrenia, smira, blasfemitë, krenaria, marrëzia. 23 Të gjitha këto të këqija dalin nga brenda dhe e bëjnë njeriun të papastër.”

Këtu Jezusi arrin thelbin e çdo gjëje. Kjo është ajo gjë që njeriun e bënë të papastër, pra kur ai lejon që «papastërtia» e tillë të burojë prej zemrës së tij. Për Jezusin është e rëndësishme zemra. Si është zemra, i tillë është njeriu. Çfarë lejon njeriu që t’i grabisë zemra, kjo gjë do të shfaqet përjashta. Zemrën duhet pastruar dhe rregulluar. Në të realizohet takimi me Hyjin. Kur Hyji nuk është në zemër, në të është e pranishme rrëmuja.

Të hash me duar të lara ose të palara, ta lashë tenxheren, gotën ose mos t’i lash, nuk ndikon aspak në brendinë e njeriut. Kjo gjë është aq e ndryshme në secilën kulturë. Por ta dallosh të keqen që e shkatërron njeriun, është thelbësore për secilin qytetërim dhe për secilën kulturë. Kjo e keqe vjen prej brendisë, zemrës.

Jezusi është njohës i mirë i zemrës njerëzore. Ai e di se në zemër i ndërtojnë foletë të gjitha të këqijat të cilat Jezusi i numëron dhe dëshiron ti rrënoj rreth vetës. Kjo gjë është e rrezikshme. Prandaj duhet njohur bukurinë e virtytit dhe marrëzinë e vesit. Edhe njëra edhe tjetra kanë mundësi të banojnë në zemër. Varet kujt do t’i jap leje njeriu.

O Zot, ti më dëftohesh si njohës i mrekullueshëm i zemrës njerëzore. Ma tërheq vërejtjen që të përqendrohem në të, që të shoh çfarë është e pranishme në zemër, çfarë e ka vërshuar atë. Më ndihmo që këtë gjë ta bëj në lutje.

 


Current track

Title

Artist