Shenjti i ditës – 29 janar – Shën Valeri, ipeshkëv i Trevirit (+320)

Written by on January 28, 2017

Shenjti i ditës – 29 janar – Shën Valeri, ipeshkëv i Trevirit (+320)

            Në kalendarin e krishterë janë dhjetë shenjtër me këtë emër të bukur, dy prej tyre përkujtohen sot: ipeshkvi Trevirit dhe ipeshkvi i Ravenës, i cili e mbajti dioqezën mes viteve 788 dhe 810. Legjenda na flet për një ipeshkëv të Trevirit dishepull i Pjetrit apostull, i dërguar nga ai në Gali për misionin e parë ungjillzues, në shoqërinë e Eukarit dhe Maternit. Legjenda e përmbledhur në Gesta episcoporum Tungrensium (Gjestën e ipeshkvinjëve të Tungrensium), erdhi duke u pasuruar më pas me ngjarje shembullore: siç ishin mrekullitë, kthimet e shumta, për të mos folur për ringjalljen e Maternit që u bë nga shën Valeri, me prekjen  e shkopit të cilin ia kishte dërguar nga Roma princi i apostujve. Por katalogu ipeshkvor i qytetit të Trevit thotë se shën Valeri ka jetuar në gjysmën e parë të shekullit të IV. Data e vdekjes d.m.th 29 janari, duket historikisht më e besueshme.

            Për shenjtin tjetër, shën Valerin e Ravenës, na flet një Kronikë  e vitit 1286, por dyshohet se autori i këtij teksti e ka ngatërruar ipeshkvin e Ravenës me atë të Trevit. Megjithatë nuk mund të dyshohet për eksistencën e këtij ipeshkvi, Valerit të Ravenës, për të cilin flet papa Leoni III  në një letër drejtuar Karlit të Madh. Por është pikërisht kjo letër që na bën të dyshojmë për shenjtërinë e ipeshkvit. Shkruhet se dy kalorës, që ishin të ftuar të ipeshkvit të Dielën e Larit në prill të vitit 808, gjatë drekës kanë dëgjuar fjalë  «që për ne është e turp, t’ua referojmë nëpërmjet një letre».

Gjallëria e romanjolëve, të sjellshëm e mikpritës, mund të ketë prekur gjatë gostisë, ndjeshmërinë e miqve francez, të cilët për motive politike nuk kanë ngurruar ta përhapin ndodhinë e atij takimi. Por një shenjt i tillë nuk ua prishi qefin ravenëve dhe është e mundur se e kanë përshtatur atë sipas shijeve të tyre, duke marrë hua kurorën e shenjtërisë që e kishte shenjti i Trevit, Valeri.


Current track

Title

Artist