MEDITIMI I DITËS – LUFTËRAT E BRENDSHME

Written by on January 27, 2017

Mk 4, 35-41 LUFTËRAT E BRENDSHME

 

Kërkoj hirin: që të besoj në Jezusin që ka mundësi të qetësojë të gjitha luftërat që ngrihen në zemrën time.

 

35 Po atë ditë, kur u err, u tha nxënësve: “Të kalojmë matanë!” 36 Ata e nisën popullin, kurse Jezusin e morën ashtu siç ishte në lundër. E përcillnin edhe lundra të tjera.

Të njëjtën ditë, pasi që kreu mësimin në shëmbëlltyra, bisedën që dëgjoj turma në bregun e detit të Gjenezaretit, Jezusi iu urdhëroi nxënësve që të hyjnë në barkë dhe të kalojnë në anën tjetër. Ai është në të njëjtën barkë prej të cilës shpjegonte dhe predikonte. Tani lë trumën, lë edhe Galilenë dhe shkon në drejtim të Garizimit, drejt tokës pagane. Ai do që edhe atje të predikojë. Dëshiron të largohet pak nga turma që shkonte pas tij vazhdimisht duke e përcjell hap pas hapi. Tani është vetëm më nxënësit. Vetëm disa barka të njerëzve më të zjarrtë shkojnë edhe me tutje pas Jezusit. Pas ditës së mundimshme ishin të dobishme çastet e pushimit në barkë. Jezusi ishte i aftë të fliste gjatë e kishte aftësinë fizike dhe bagazhin shpirtëror. Mirëpo, edhe ai lodhej dhe ndonjëherë ishte në fundin e fuqive. Prandaj lundrimi nëpër liqe ishte shumë i dobishëm pas punës së ditës dhe shpalljes së Mbretërisë së Hyjit më shëmbëlltyra.

37 Ndërkaq, u çua një stuhi e madhe. Valët e detit u tërbuan aq sa hidheshin brenda e gati e mbushën me ujë. 38 Jezusi në pope flinte në nënkresë. E zgjuan dhe i thanë: “Mësues! A nuk shqetësohesh që po mbytemi?”

Liqeni i Gjenezaretit është i çuditshëm. Përnjëherë u çua shtrëngata e fortë dhe u çuan valët. Më siguri, kjo ishte një përvojë e veçantë e shtrëngatës së papritur. Në lundër ishin nxënësit e Jezusit që gjatë gjithë jetës ishin të lidhur me liqenin, ishin peshkatarë. Ata e njihnin liqenin. Përjetuan në të shtrëngata të shumta. Ndër të tjera, këta ishin njerëz që njihnin lundrimin. Deti ishte puna e tyre e përditshme. Ky ishte vendi i punës së tyre. Mirëpo, dukët se kësaj here përjetuan diçka krejt të jashtëzakonshme. Tashmë është natë. Përpjekjet e tyre, përvoja e tyre duket se nuk janë të mjaftueshme. Si t’i tejkalonte gjithçka përpjekjet dhe dijen e tyre.

Ata i turbullonte edhe më shumë gjumi i Jezusit. Janë të tmerruar deri në humbje, e ai fle në qetësi si të mos ndodhte asgjë. Kjo gjë i hutonte edhe më shumë. Jezusi do të ketë qenë shumë i lodhur pasi që po flinte edhe në këto kushte. Mirëpo ai duhej të ishte person shumë i ekuilibruar pasi që në ato kushte kishte mundësi të flinte. Ai e kishte edhe njërën edhe tjetrën. Kjo tregon aftësinë e tij të jashtëzakonshme. Ne e kemi të pamundur qoftë edhe me imagjinatë të marrim me mend një skenë të tillë. Mirëpo do të përpiqem që të hy në brendinë e zemrës së nxënësve të cilët janë të tmerruar, i kapi paniku, dhe të zemrës së Jezusit që fle në qetësi si të mos ishte duke ndodhur asgjë.

O Zot, Jeta ime është e paqëndrueshme si liqeni i Gjenezaretit. Për një çast të vetëm ndryshon gjithçka, më mbulojnë retë e zeza, çohet peshë shtrëngata. Asgjë më nuk ecën përpara. Çfarëdo të ndërmarr nuk ka sukses. Mendoj t’i braktis të gjitha. Më duket se në ato momente ti fle. Me duket se nuk brengosesh aspak se un «po vdes». Më ndihmo që të dijë në jetën time të pranoj befasitë dhe rrugët të cilat ti i hapë para meje, edhe pse unë do të zgjidhja ndonjë rrugë tjetër. Më ndihmo që të jem i gatshëm që të hy në barkë dhe në fjalën tënde të nisëm në anën tjetër!

Nxënësit e zgjojnë Jezusin. Pasi nuk ju mbet gjë tjetër, kërkuan ndihmën e Mësuesit të tyre. Kjo është nxitje edhe për ne që mos të kemi frikë t’i drejtohemi Zotërisë. Përkundrazi, nuk duhet të presim që ta prekim fundin e varfërisë sonë dhe vetëm atëherë ta kërkojmë ndihmën e tij.

 39 Ai u zgjua i urdhëroi erës dhe i tha detit: “Qetësohu! Shuaj!” Era pushoi e u bë fashë e madhe 40 Atëherë u tha: “Pse jeni frikacakë? Po a ende nuk besoni?” 41 Ata i kapi frikë e madhe dhe i thoshin njëri‑tjetrit: “Vallë, kush është ky të cilit po i nënshtrohen era dhe deti?”

Çfarë dukje e mrekullueshme! Pas shtrëngatës së paparë dhe zhurmës, përnjëherë mbretëroj paqja e përsosur, rregulli. Kjo ishe e mrekullueshme. Nxënësit mbetën të shtanguar.

Po, këtu është në pyetje frika dhe feja. Jezusi ju thotë plotësisht i qetë: «Pse jeni frikacakë? Po a ende nuk besoni?» Feja e nxënësve në Jezusin duhet të kalojë nëpër shumë kriza dhe tundime. Ky është tundimi i parë shumë i madh. Nxënësit në të vërtetë as që kuptojnë se çfarë po ndodh. Të gjitha këto i tejkalojnë ata. Kush është Rabini i ri që u nis nga Nazareti? Çfarë kërkon prej tyre? Ata nuk e dinë përgjigjen. Kanë frikë. Jezusi papritmas lejon që për një çast të shndritë një shkëlqim para syve të tyre nga misteri i vet, nga fshehtësia e personit të tij.  Ata kanë përpara një rrugë të mundimshme dhe të gjatë për ta kuptuar Jezusin në plotësi.

O Zot, ma jep fenë më të fortë! Kur ti je më mua, paqja është këtu. Nuk kam arsye të frikësohem, fati i jetës sime është në dorën tënde. Qetësoje zemrën time të tmerruar, le të qetësohet në afërsinë tënde!

 

 


Current track

Title

Artist