Shenjti i ditës – 20 janar – Shën Masjani (Sebastiani), martir në 288 – Shën Fabiani, papë, martir në 250

Written by on January 19, 2017

Shenjti i ditës: 20 janar, Shën Masjani (Sebastiani) martir në 288

 

Liturgjikisht ishte i bashkuar me kujtimin e shën Fabianit deri në vitin 1969, sot përkujtohet veçmas, ky martir i dëgjuar romak u bë i njohur nga një Mundim i shkruar në shekullin e V nga murgu Arnobi i Riu, i cili shkruan tregime me karakter fantastik por me një ndikim të madh në popullin e përshpirtshëm. Masjani duke qenë zyrtar i ushtrisë perandorake dhe mik i perandorit Dioklecianit, u shërbye nga këto privilegje për të ndihmuar të krishterët e persekutuar dhe për të bërë për vete ushtarët. Zelli i shumtë shkaktoi mospëlqimin e perandorit, i cili do ta qortojë kështu: «Unë të kisha hapur dyert e pallatit tim dhe rrugën për një karrierë premtuese kurse ti cënoje shëndetin tim ….» . Pasi u dënua me vdekje, u lidh në një pemë, u bë shenjë për shigjetarët dhe në fund u vra me goditje çekiçi. Në vitin 367 papa Damasi ngriti një Kishë mbi varrin e tij përgjatë Apias, që është edhe sot vend shtegtimi për të përshpirtshmit.

 


Shën Fabiani
papë, martir në 250

 

Ka qenë një administrator i mirë i Kishës në një periudhë zgjerimi të madh por edhe provash të përgjakshme, që arritën kulmin me persekutimin e Decios, perandor i cili e ka mbushur  kalendarin e krishterë me martir.

Papa Fabiani, i cili e udhëhoqi kishën për katërmbëdhjetë vite, ishte «njeri i pakrahasueshëm», siç e përcakton bashkëkohori shën Cipriani, për pastërtinë e jetës dhe për mirësinë. Por edhe për qëndrueshmërinë me të cilën  e mbajti timonin e barkës së Pjetrit dhe për aftësitë organizuese, saqë vetë perandori – siç referon akoma  shën Cipriani – tha se do të kishte preferuar më shumë një rival në perandori, se sa një ipeshkëv si Fabiani në Romë.

Këtij pape i detyrohet ndarja e Urbeve në shtatë krahina (ndryshe nga krahinat civile) në krye të të cilave vendosi një diakon me detyrën për tu kujdesur. Megjithatë, perandori e gjeti mënyrën për t’u liruar nga ipeshkvi i Romës të cilit ia kishte frikën, duke e dërguar në podiumin e ekzekutimit me vdekje. U varros në katakombet e shën Kalistit dhe pesëdhjetë vite më vonë eshtrat e tij u vendosën afër katakombeve të shën Sebastianit.


Current track

Title

Artist