Shenjti i ditës – 17 janar – Shën Antoni, abat (251 – 356)

Written by on January 16, 2017

Shenjti i ditës – 17 janar – Shën Antoni, abat (251 – 356)

 

            Popullariteti i madh i këtij shenjti vetmitar, i kishte kaluar kufinjtë e Egjiptit, vendit ku kishte lindur në fshatin e Komes, që nga koha kur ishte në jetë. Vetë perandori Kostandini shkonte tek ai për t’u këshilluar. Pas vdekjes së tij, që ndodhi në një kuvend të themeluar nga ai në malin Koltzum, afër Detit të Kuq, Evropa e krishterë pati një model të ri jete, dëshirën për vetmi. Nga kjo dëshirë u infektua edhe shën Augustini me miqtë e Milanos, shumë prej të cilëve kishin lënë  shtëpi e të fejuara për t’u tërhequr në pyjet e Briancës. Fama e Antonit ishte meritë e biografisë që e kishte shkruar një shenjt tjetër, Atanasi i Aleksandrisë.

            Antoni lindi në një familje të pasur. Në moshën njëzet vjeçare, me gjallërinë rinore, u lirua nga trashëgimia e madhe duke ua shpërndarë të varfërve, kishte marrë parasysh këshillën e Jezusit:

«Nëse do të jesh i përsosur, shko, shit çka ke, faljua skamnorëve …….»

Pastaj u tërhoq në një vend të vetmuar dhe pak mikpritës, siç mund të jetë një varrezë e vjetër, u largua për të jetuar në vetmi të plotë në shkretëtirë, por pak më pas e ndoqën edhe disa të rinj. Lindi kështu jeta vetmitare që do të ketë shumë ndikim në historinë mesjetare.

Vetmitari i rreptë nuk i shmangej detyrës për të ndarë me të afërmin dhuratën e dijes; kështu, me ftesën e ipeshkvit të Aleksandrisë, Atanasit, shkoi disa herë në këtë qytet, ku kishte filluar herezia e parë e madhe trinitare, për të qartësuar dikutimin teologjik kundër arianëve, që i kishte kushtuar ipeshkvit luftëtar mërgimin për pesë herë. Vetmitari zemërbutë dhe polemisti i zjarrtë, të bashkuar në luftën për të vërtetën, arritën fitore. Shën Antoni thirret si mbrojtës i kafshëve shtëpiake dhe kundër erizipelës së dhimbshme, e quajtur «zjarri i shën Antonit».


Current track

Title

Artist