MEDITIMI I DITËS – VEPRIMI DHE BESIMI

Written by on January 14, 2017

Mk 2, 18-22 VEPRIMI DHE BESIMI

 

Kërkoj hirin: që të di të nderoj mënyrën e besimit dhe të veprimit që kanë të tjerët.

 

18 Nxënësit e Gjonit dhe farisenjtë agjëronin. Erdhën disa dhe i thanë: “Pse nxënësit e Gjonit e të farisenjve agjërojnë e nxënësit e tu nuk agjërojnë?”

Gjatë    nëntë javëve të kohës së gjatë vitit kishtar, në liturgji lexojmë pjesët e Ungjillit të cilin e ka shkruar Shën Marku. Atë gjë që shkroi në Ungjill që pjesën më të madhe është përmbajtje që e dëgjoj drejtpërsëdrejti nga predikimet e Shën Pjetrit.

Javën e kaluar kemi soditur paraqitjen e Jezusit dhe përcaktimin e tij për mëkatarë dhe njerëz ndër nevojat më të ndryshme. E kemi soditur duke thirrur nxënësit e parë të cilët e përcjellin dhe marrin pjesë në predikimin që bënë. Gjithashtu ngadalë bëhet i dukshëm një grup i njerëzve që në fillim është shumë kritik ndaj paraqitjes së Jezusit. Kjo kritik më vonë do të shndërrohet në konflikt të hapur. Kjo pjesë e Ungjillit na ofron diçka nga ky realitet. Jezusi edhe këtu braktis sjelljen e zakonshme të njerëzve. Kjo gjë në zemrën e disave nxit pyetje. Këto pyetje ia bëjnë ose Jezusit ose nxënësve të tij. Kësaj here e pyesin në mënyrë të drejtpërdrejt Jezusin për sjelljen e nxënësve të tij që nuk agjërojnë dhe nxënësve të Gjonit dhe të farisenjve. Ndjemë menjëherë në fillim solidaritetin mes Jezusit dhe nxënësve të tij. Ata tashmë përbejnë një grup të njohur dhe të përcaktuar mirë që me stilin e jetës së vet nxisin reagimet e të tjerëve.

Këtu bëhet fjalë për agjërimin të cilin në mënyrë të lirë e kishin pranuar nxënësit e Gjon Pagëzuesit dhe nxënësit e farisenjve. Nuk bëhet fjalë për agjërimin që ishte i detyruar për të gjithë, të cilin e bënin edhe nxënësit e Jezusit. Me Jezusin fillon diçka e re. Kjo gjë do të shihet dukshëm në afrimin personal ndaj disa detyrimeve të cilat disa njerëz do të marrin mbi vete. Më sjelljen e vet, Jezusi u tërheq vërejtjen që për këtë gjë nuk kanë të drejtë të kërkojnë që këto gjëra t’i pranojnë edhe të tjerët dhe të veprojnë ashtu. Mirëpo gjithmonë pati njerëz  të cilët «në zjarrin» e vet dëshiruan që në mënyrë të dhunshme në zgjedhjet e veta t’i përfshinë edhe të tjerët. Gjithmonë pati njerëz që dëshiruan këto gjëra t’i «saktësojnë», dhe t’i shtrinë mbi të gjithë në të njëjtën mënyrë. Ky mendim përmbledh shumë bukur në këtë thënie: «Në kohën e vet, Jezusi u ngritë kundër kësaj gjeje. Hyji nuk do gjëra të «njëtrajtshme» as kopje.

O Zot, më ruaj nga dhuna me të cilën dëshiroj të tjerëve tu argumentoj diçka, ose me të cilën dua t’i detyroj të tjerët duke i detyruar që të sillën në mënyrë të njëjtë. Ky është stili i sekteve të cilat nuk pranojnë atë gjë që nuk është jashtë rrethit të tyre. Kjo është shenja e fosilitetit dhe e kufizueshmërisë. Më ndihmo që të dijë me shembull të përvuajtur të dëshmoj dhe kështu ta nderoj lirinë e secilit njeri të cilin edhe ti në mënyrë të pakufishme e nderon.

19 Jezusi u përgjigj: “A thua mund të agjërojnë dasmorët derisa është me ta dhëndri? Për aq kohë sa është dhëndri me ta s’mund të agjërojnë! 20 Do të vijë dita kur do t’ua rrëmbejnë dhëndrin. Atëherë ata, atë ditë, do të agjërojnë!

Jezusi ju përgjigjet në mënyrën që ata kanë mundësi të kuptojnë po të donë. Bibla në tërësi flet për fejesën, fejesën mes Hyjit dhe njerëzimit. Me Jezusin kjo gjë fillon të realizohet. Për këtë arsye nxënësit e tij nuk kanë mundësi të trishtohen, sikurse nuk kanë mundësi të trishtohen dasmorët derisa dhëndri është me ta.

Këtu ne besimtarët e kemi porosinë e madhe që të jemi të gëzueshëm dhe plot optimizëm. Nuk kemi arsye të jemi të trishtuar dhe pesimistë. Hyji na ka krijuar që të jemi të gëzueshëm pranë të gjitha vështirësive dhe vuajtjeve në të cilat hasim. Tek njerëzit që vuajnë më të vërtetë gjejmë një disponim të mrekullueshëm dhe një optimizëm të madh. Do të duhej të mësonim prej tyre. Prandaj Jezusi vazhdon shpjegimin:

21 Askush nuk e qep arnën e tirkut të pashkelur në petk të vjetër; përndryshe arna e tirkut të pashkelur e shqyen petkun e vjetër dhe e shqyerja bëhet më e madhe. 22 Askush nuk e qet verën e re në rrëshiqa të vjetër; përndryshe vera e re i shqyen rrëshiqat: vera derdhet e rrëshiqat prishen. Porse vera e re ‑ në rrëshiqa të rinj.”

Jezusi flet për të renë. E reja, shëlbimi dhe bekimi i Hyjit, fillon të realizohet në veprimin e tij. Edhe këtu duhet të përcaktohemi mes të vjetrës dhe të resë. Ose të mbetemi në të vjetrën, në të ngurtën, në të përdorurën, në të vjetruarën, ose ta pranojmë të renë, përtëritjen dhe të freskëtën. Gjithmonë ishte lufta mes të vjetrës dhe të resë, konsevatives dhe përparimtares. Nga e vjetra duhet të dalin filizat e reja. E reja duhet të ndërtojë në të vjetrën. Askurrë nuk duhet lënë të vjetrën pse është e vjetër, as të pranohet e reja vetëm pse është e re. Ndonjëherë është e nevojshme të braktisët e vjetra sepse e ka humbur qëllimin dhe nuk ka më kuptim dhe të pranohet me guxim e reja që sjell shpirtin e ri dhe ka kuptim. Jezusi vepron dhe mëson në këtë mënyrë që të jemi të tillë. A e kam në vetvete Shpirtin e Jezusit? A jam nxënës i vërtet e tij që di të dallojë mirë çfarë duhet të braktisë si të parëndësishme dhe çfarë duhet të pranojë si të re që me ripërtërinë dhe ma sjell freskinë?


Current track

Title

Artist