Shenjti i ditës – 11 Janar – Shën Igjini, papë nga viti 136 deri në vitin 140

Written by on January 10, 2017

Shenjti i ditës: 11 Janar, Shën Igjini  papë nga viti 136 deri në vitin 140

            Megjithëse kulti i tij ka filluar në vitin 1960, pasardhësi i tetë i Pjetrit apostull në katedrën e Romës meriton të kujtohet jo vetëm për emrin, i cili është i dashur për të gjithë ata që e kanë marrë në pagëzim, por edhe për një karakteristikë të veçantë: është një papë grek e përveç kësaj ishte edhe filozof në Romën e shkëlqyeshme të Adrianit dhe Anton Piut.

            Një papë filozof ishte mëse i nevojshëm në një moment në të cilin në Kishë, me dobësimin e e zellit të zjarrtë të mëparshëm, dilnin këtu e atje mësues të rrejshëm, si Valentini e Cerdoni, që përhapën në Romë interpretime të çuditshme të mësimit të krishterë. Ata thonin se ka një fe të kapshme për të gjitha shtresat e ulëta, vegjëlinë, dhe ka një fe që është bërë tamam për të diturit. Ishin filizat e parë të racionalizmit, që e mohon misterin dhe dëshiron ta shpjegojë sipas masës njerëzore dhe sipas dritës së arsyes. Duke mohuar zbulimin hyjnor, mësimi ungjillor paraqitej në nivelin e njërës prej shumë filozofife.

            Papa Igjini e mohoi herezinë. Pastaj, duke marrë shembull nga perandori Adriani, që e mbante shumë mirë perandorinë e gjërë nëpërmjet një aparati të urtë administrativ, i dha Kishës organizimin e parë hierarkik me institucionin e rendeve të ulta.

            Atij i janë mirënjohës të gjithë kumbarët e pagëzimit, që i ka hapur rrugën kësaj tradite të lezetshme dhe me vend.


Current track

Title

Artist