Shenjti i ditës – 9 janar – I lumi Gregori X, papë (1210 – 1276)

Written by on January 7, 2017

Shenjti i ditës – 9 janar – I lumi  Gregori X, papë (1210 – 1276)

 

            Tebald Viskonti nga Piaçenca, kryediakon i Liegit, pati detyrën t’i predikonte kryqëzatës së fundit dhe t’u qëndronte pranë kalorësve të krishterë duke i shoqëruar deri në Tokën e Shenjtë. Këtu në vitin 1271 një lajmëtar nga Roma i solli lajmin se ishte zgjedhur papë. Nuk ishte akoma meshtar, dhe iu desh, siç mund të thuhet, që t’i kalonte shumë shpejt vitet, qoftë drejt shugurimit ipeshkvor, qoftë drejt fronit romak. Vazhdimi kryqëzatës hyri në programin e tij, por ajo që kishte më për zemër ishte bashkimi i të krishterëve.

            Gjatë qëndrimit të tij në Palestinë ishte bindur për nevojën dhe për mundësinë e bashkimit mes Kishës latine dhe Kishës greke. Për një qëllim të tillë caktoi një Koncil ekumenik, që u hap në Lion me 1 maj të vitit 1274. Mes pesëqind ipeshkvinjëve pjesmarrës (përveç gjashtëdhjetë abatëve dhe njëmijë meshtarëve), spikaste, edhe pse i dobët me shtat, kardinali i ri françeskan Bonaventura nga Banjoregjo, filozof e teolog me emër. Në Koncil ishte thirrur edhe një filosof e teolog tjetër i madh, domenikani Tomë Akuini, i cili vdiq parakohe në Fosanova, gjatë udhëtimit në drejtim të Lionit.

            Me 7 maj Gregori X mbajti fjalimin e hapjes së seancave të ndryshme duke filluar me fjalët ungjillore: «Sa kam dëshiruar t’i ha këto Pashkë me ju». Dëshira më e madhe e Papës, që ishte bashkimi i të krishterëve, u duk se po realizohej me ardhjen e përfaqsuesve të Kishës ortodokse të cilët kishin detyrën për të nënshkruar dëshminë e fesë e cila do të ishte në përputhje me atë të latinëve, duke përfshirë edhe pikën e dhimbshme të kundërshtimeve shekullore rreth «rrjedhjes» së Shpirtit Shenjt nga Ati e Biri. Pajtimi në dukje u arrit dhe papa me zë të lartë filloi të këndojë Te Deum.


Current track

Title

Artist