Shenjti i ditës – 8 janar – Shën Severini, abat (410 – 482)

Written by on January 7, 2017

Shenjti i ditës –  8 janar – Shën Severini, abat (410 – 482)

          

            Ky pioner guximtar i Ungjillit, i tërhequr më shumë nga jeta kontemplative dhe vetmitare se sa nga ajo vepruese, i shtyrë nga një zell i vërtetë apostolik mori përsipër ungjillëzimin  e Noriko Ripense (Austria e sotme), duke u drejtuar përgjatë Danubit në zonat e shkretuara nga kalimi i Unëve të Atilisë. Pasi u kishte shkuar në ndihmë popullsive kufitare, nuk ngurroi të shkonte drejt barbarëve të rinj që po shkelnin në kufinjtë e perandorisë. Kurajoja e tij e bëri të fitonte admirimin e vetë mbretit të Alamanëve, Gibuldit, i cili e deshi si këshilltar.

            Dhuntitë e profecisë me të cilat ishte i pajisur murgu i shenjtë, u morën nga luftëtarët e pagdhendur si orakull d.m.th parashikues i hyjnive. Ndërsa Severini i përdori për t’u çuar atyre mesazhin e Hyjit të vetëm. Ai jetoi mes atyre njerëzve si më i varfëri, duke veshur gjithë vitin të njëjtën tunikë të ashpër, argjëronte gjatë gjithë krezhmeve duke ngrënë vetëm njëherë në javë dhe e mbante grathoren e thekët edhe në ato pak orë gjumi që bënte. Kishte themeluar kuvende të shumta për të mirëpritur popullatat e shpërndara.

Pak vite pas vdekjes së tij murgjit u dëbuan nga përndjekja e dyndjeve barbarike. Ata i morën eshtrat  e abatit të shenjtë dhe i çuan  në Napoli në kuvendin benediktin që mban emrin e tij.


Current track

Title

Artist