Shenjti i ditës – 7 janar – Shën Raimondi i Peñafort, meshtar (1180 – 1275 )

Written by on January 6, 2017

Shenjti i ditës – 7 janar – Shën Raimondi i Peñafort, meshtar (1180 – 1275 ) 

 

 

            Mes meritave e cilësive të shumta që iu dhanë këtij meshtari të shenjtë domenikan, është edhe ajo se i ka sugjeruar, (ose më mirë urdhëruar, pasi në atë periudhë ishte drejtues i përgjithshëm i Urdhërit) Tomë Akuinit të shkruajë veprën Suma contra Gentiles, e cila sipas fra Raimondit duhej të ishte një manual i thjeshtë të cilin mund ta përdornin misionarët që punonin mes të pafeve.

            Në 1238 fra Raimondi u zgjodh drejtues i përgjithshëm, pasardhësi i tretë i shën Domenikut. Ai i refuzoi nderimet dhe e luti Papën Gregorin IX të hiqte dorë nga vendimi për ta emëruar ipeshkëv të Tarragonës. Por kapitullit të përgjithshëm domenikan iu desh t’i bindej.

            Duke qenë me origjinë fisnike (i ati ishte pronar i kështjellës së Peñafort) por më fisnik në shpirt, njeri me baza në kulturë filozofike e teologjike, u vendos në katedër të këtyre dy disiplinave në Universitetin prestigjoz të Bolonjës para se të vishte zhgunin domenikan, që e mori kur u kthye në Spanjë, i thirrur nga ipeshkvi i tij.

            Pas parantezës së gjatë që i bëri qeverisë së Urdhërit, në moshën shtatëdhjetëvjeçare u kthye të zhvillonte punën më të thjeshtë por jo me më pak merita të predikatarit dhe të rrëfyesit në famullitë që e kërkonin.

            Në rrëfystoren e tij përkuleshin si njerëzit e përvujtë, ashtu edhe personalitetet me të njohura të mbretërisë, duke përfshirë edhe mbretin Karlin e Aragonës, të cilit nuk ia kursente qortimet, qoftë në mënyrë private ashtu edhe publike kur udhëheqja mbretërore nuk ishte në përputhje me moralin e krishterë.

 

 

 


Current track

Title

Artist