Shenjti i ditës – 6 janar – Dëftimi i Zotit, Uji i bekuar

Written by on January 5, 2017

Shenjti i ditës – 6 janar – Dëftimi i Zotit, Ujët e bekuar

 

Dëftimi (këtë kuptim ka fjala greke epifani) i hyjnisë së Krishtit në botën pagane ndodhi këtë ditë pas adhurimit të dijetarëve, pasi që Mesia iu dëftua bijëve më të përvuajtur të Izraelit, barinjëve. Një lajmërim i tillë do të përsëritet nga zëri i Atit gjatë pagëzimit të Jezusit në ujërat e Jordanit, e pastaj edhe me mrekullinë e parë në dasmën e Kanës, e nxitur nga Maria.

            Ngjarja e dijetarëve, sidoqë të interpretohet nga pikpamja historike dhe interpretuese, propozohet sot nga liturgjia, si në Lindje ashtu edhe në Perëndim, si shenjë e thirrjes për shpëtimin e të gjithë njerëzve. Cikli i krishtlindjes kryhet me Dëftimin e Zotit, dhe i jep misterit të Mishërimit përmasa të reja në planin hyjnor të shpëtimit universal për çdo njeri që e mirëpret, mesazhi shprehet me një domethënie mjaft ngushëlluese shprese të pafundme.

            Nga misteri i Dëftimit të Zotit mund të nxirret edhe një mësim përvujtërie, shkruan papa shën Leoni i Madh: «Këtë formë përvujtërie ju mëson Shpëtimtari fëmijë i adhuruar nga dijetarët. Për të treguar se çfarë lavdie përgatit Ai për imituesit e tij, i ka shuguruar me martirizim fëmijët e lindur në Betlehem si Krishti: ata janë bashkuar me të si në moshë ashtu edhe në Mundim».


Current track

Title

Artist